E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hapja e negociatave, ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, vizitë dyditore në Shqipëri

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, do të mbërrijë në Tiranë ditën e enjte për një vizitë 2-ditore, ku do të diskutojë me autoritetet shqiptare ecurinë e procesit të integrimit dhe çështja e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Roth do të takohet me Kryeministrin Rama, me të cilin pritet të ketë një konferencë për shtyp nga kryeministria rreth orës 18:30.

Roth vjen në Shqipëri pasi ndodhet aktualisht për vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut. Para arritjes në Shkup, shefi i diplomacisë gjermane tha se është koha e fundit që Bashkimi Evropian t’i përmbushë premtimet e tij për fillimin e  negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është evropiane. Tani duhet të veprojmë vendosmërisht, që të mos ketë asnjë dyshim për këtë ardhmëri”, shkroi në Twiter Michael Roth.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›