Roth: “BE të mbajë premtimet dhe të çelë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”

“Është koha më e mirë që BE të mbajë premtimet dhe të çelë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Ministri gjerman Mikael Roth e ka aktualizuar qëndrimin e tij e të Gjermanisë sërish pak para nisjes së një turi në Shkup e Tiranë. Në një postim në Twitter, Roth shkruan se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është europiane dhe se duhet reaguar tani me vendosmëri që të mos lihen dyshime për këtë.