Shkarkohen dy prokurorët Plepi dhe Gjevori
26/02/2010 Dy ditë më parë Presidenti Topi firmosi dekretin për largimin e tyre nga detyra
Kryen shkelje, gjatë hetimit të dosjeve. Plepi akuzë edhe për korrupsion
TIRANE- Prokurori i Tiranës, Aleksandër Plepi, dhe ai i Elbasanit, Ilir Gjevori, janë shkarkuar përfundimisht nga detyra. Lajmi bëhet publik në faqen zyrtare të presidencës, ku me dekretin e 24 shkurtit Presidenti Bamir Topi, ka shkarkuar nga detyra dy emrat e mësipërm, të cilët janë propozuar nga Kryeprokurorja Ina Rama. Shkak i këtij shkarkimi janë bërë shkeljet e shumta të kryera gjatë punës hetimore. Ndaj Plepit dhe Gjevorit u zhvillua pak kohë më parë disa seanca në këshillin e Prokurorisë së Përgjithshme, ku 7 anëtarët e këtij këshilli pas një sërë verifikimesh, vendosën në unanimitet largimin e tyre nga puna. Mësohet se Aleksandër Plepi është pezulluar nga detyra që në fillim të vitit 2009. Ai u akuzua nga njësia Task-Forcë Antikorrupsion për korrupsion. Fillimisht Plepi u la nga gjykata në “arrest me burg” për këtë akuzë, por më pas masa ndryshoi në “arrest shtëpie”, ndërsa dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Durrësit. Plepi u akuzua se kishte ndërmjetësuar për një shumë parash kundrejt së cilës do të ulej dënimi i shtetasit Besnik Brraka, i cili gjykohej nga bashkëshortja e prokurorit te Gjykata e Krimeve të Rënda. Veç kësaj ndaj Plepit ishin konstatuar shkelje të rënda në periudhën kur ai ka punuar si prokuror në Laç. Ndërkohë që largimi nga puna i Gjevorit është bërë për shkak të shkeljeve të rënda që ai ka kryer gjatë punës hetimore në Prokurorinë e rrethit të Elbasanit.