Këshilli i Ministrave miraton huan me BERZH
25/02/2010 Investimet në infrastrukturë
Qeveria shqiptare ka miratuar dje marrëveshjen e huas që i merret Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e projektit të rrugëve rajonale dhe lokale. Ekzekutivi ka nisur realizimin e një projekti të rëndësishëm për ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve dytësore dhe lokale, me një vlerë prej 300-400 milionë dollarë. Sipas Qeverisë, objektivi i këtij projekti është të përmirësojë përqasjen ndaj shërbimeve kryesore dhe tregjeve nëpërmjet lehtësimit të qarkullimit gjatë gjithë vitit për qytetarët, duke përfshirë përmirësimin e segmenteve prioritare të rrjetit rrugor rajonal, përmirësimin e segmenteve prioritare të rrjetit lokal dhe forcimin e menaxhimit të rrjetit të rrugëve rajonale dhe lokale. Projekti do të bashkëfinancohet respektivisht me 50 milionë euro nga BERZH-i, 50 milionë euro nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe 33 milionë euro nga fondet e Instrumentit të Para Aderimit IPA. Gjithashtu, një grant prej 40 milionë eurosh do të sigurohet nga Fondi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (FIBP).