Bonot, procedura e re shpërndarjes
26/02/2010 Për kompanitë që nuk rifuten në treg, shpërndarje e menjëhershme me udhëzimin e Financave
Autoriteti Mbikqyrës Financiar do të pajisë me leje subjektet. Në rast të kundërt, penalizime
Rishpërndarja e bonove të privatizimit që janë depozituar në fondet e investimeve do t’u rishpërndahen automatikisht qytetarëve. Me ligjin e ri është përcaktuar qartësisht mënyra e shpërndarjes së këtyre bonove, si dhe procedura që duan të ndjekin kompanitë ku depozituar ato nëse duan të rihyjnë në treg për të futur në qarkullim bonot e depozituara. Me miratimin e ligjit të ri për “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”, do të jetë Ministria e Financave që do të përgatisë një udhëzim, i cili do të saktësojë procedurën e shpërndarjes së këtyre bonove. Megjithatë, burime nga kjo ministri bënë të ditur dje se ende nuk nisëm konkrete për përgatitjen e këtij udhëzimi, i cili do të jetë i përqendruar kryesisht në fondin Anglo Adriatika, e cila ka edhe shumën më të madhe të bonove që janë depozituar nga qytetarët. Nga ana tjetër është saktësuar edhe procedura se si këto kompani mund të hyjnë në tregun shqiptar të letrave me vlerë. Në Shqipëri kanë ekzistuar tri fonde investimesh, që kanë grumbulluar letra me vlerë, ku më e njohura mbetet Anglo-Adriatika, në të cilën kanë depozituar bono privatizimi rreth 47 mijë familje shqiptare për një vlerë prej rreth 10 miliardë lekësh. Këto bono ndodhen të depozituara në një nga bankat e nivelit të dytë dhe se sapo ligji të hyjë në fuqi, për një periudhë që pritet të zgjasë rreth 3 muaj, qytetarët do të kenë të drejtën të rimarrin mbrapsht bonot. Burime nga Autoriteti Mbikëqyrës Financiar bën të ditur dje se në ligjin e ri është përcaktuar qartësisht se këto kompani duhet të pajisen me lejen përkatëse nga ky institucion nëse duan të rikthehen në treg. Në asnjë rast nuk do ketë lëshime dhe nëse do të konstatohen shkelje do të ketë penalizime sipas përcaktimeve të ligjit në fuqi. Sipas përllogaritjeve, gjendja e bonove të privatizimit dhe vlera në miliona lekë të shpërndara zë më shumë se 51 miliardë lekë ose rreth 68 për qind. Rreth 24 miliardë lekë janë të pashpërndara dhe në total zënë rreth 75 miliardë lekë bono privatizimi. Në procesin e privatizimit janë përdorur rreth 11 miliardë lekë bono, ndërsa 74 miliardë nuk u arritën të përdoren.
Shqiptarët, 750 mijë me bono privatizimi
Sipas përllogaritjeve, janë rreth 750 mijë qytetarë, të cilët përfituan nga letrat me vlerë dhe bonot e privatizimit. Gjatë periudhës së qeverisjes socialiste, ky proces ndenji pezull, duke mos i konvertuar letrat me vlerë në aksione. Sipas të dhënave, rreth gjysma e letrave me vlerë u mbetën në dorë qytetarëve kur ligji i vitit 1998 nuk u zbatua. Ekspertët e Ministrisë së Ekonomisë kanë arritur të bëjnë llogari të përafërta mbi vlerën e bonove të privatizimit dhe letrave me vlerë që kanë përfituar ish-të përndjekurit. Sipas të dhënave, mendohet se vlera e papërdorur e bonove të privatizimit dhe letrave me vlerë përllogaritet deri në 64 miliardë lekë bono privatizimi dhe 12.5 miliardë lekë letra me vlerë privatizimi, që kanë përfituar ish-të përndjekurit politikë. Ligji i ri parashikon rigjallërimin e tregut të letrave me vlerë si ato të ish-të përndjekurve, bonot e privatizimit, lëshimin e obligacioneve nga kompanitë private, si dhe shitblerja e aksioneve në bursë. Parlamenti miratoi një vit më parë një ligj të ri “Për titujt”, që ka si objekt të bëjë aktivë titujt tregtarë që qarkullojnë në tregun aktual. Sipas specialistëve, ai do të përfshijë të gjitha stoqet dhe fondet e firmave në bursë.
Bie vlera e bonove, tani me 8%
Mungesa e udhëzimit në treg për shpërndarjen e bonove të privatizimit, por edhe një mungesë interesi të qytetarëve ka shkaktuar një ulje të vlerës në treg të bonove të privatizimit. Ndërsa në muajin gusht, pas deklaratave të Kryeministrit Berisha, vlera e bonove arriti deri në 20 për qind, aktualisht në tregun valutor ato blihen vetëm me 8 për qind. Në javën e fundit vlera e bonove ka rënë me disa për qind, kjo për shkak se pas hyrjes në fuqi të ligjit për përdorimin e tyre në procesin e legalizimeve, interesi i qytetarëve ka qenë minimal. Ligji i qeverisë parashikon se qytetarët mund të paguajnë vlerën e ndërtimit të tyre informal me letra me vlerë, jo më vonë se tre muaj nga hyrja në fuqi e ligjit. Ekspertët shprehen se mund të ketë rritje të vlerës së bonove, pasi nuk do të ketë lëshim të fondeve të reja, por vetëm rishpërndarje për personat, të cilët e morën këtë të drejtë në vitin 1995. Si pasojë e ngjarjeve të asaj kohe, apo daljes së fondeve të ndryshme të investimit, të cilat nuk rezultuan të suksesshme këta persona nuk i kanë më në posedim të tyre. Edhe në rast të grumbullimit të tyre në një fond të vetëm, qeveria ka vendosur rregulla konkrete për detyrimet që kanë palët.