Shkarkohen prokurori i Tiranës e Elbasanit

Me firm të kryeprokurores Ina Rama si dhe me dekret të Presidentit Bamir Topi shkarkohen nga detyra dy prokurorë. Ilir Gjevori, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan si dhe Aleksandër Plepi, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë tashmë nuk do kenë togën e prokurorit. Sipas dekretit të presidentit shkaku i shkarkimit të tyre është "për shkelje që diskreditojnë rëndë figurën e prokurorit.
Por cila është hitoria tashmë e ish dy prokurorëve që ka sjellë edhe shkarimin e tyre nga detyra .
Prokurori I Tiranës Aleksandër Plepi pas një karriere në ngritje do të niste një hetim për korrupsion. Kolegët e tij të task forcës në kryeqytet do të hapin dosjen me akuzën e ndikimit të personave që ushtrojnë funksione publike. Plepi do të merrte masën e sigurisë arrest shtëpie e më pas kjo masë do të ndryshonte. Prokurori akuzohet se do të ndikonte tek bashkëshortja e tij e cila ishte gjyqtare te Gjykata e Krimeve të Rënda për të ulur dënimin e një të akuzuari për trafik droge. Shpërblimi që do të merrte prokurori do të ishte 50 mijë euro. Por kjo gjë nuk u realizuar pasi Plepi mori një masë sigurie dhe u pezullua nga puna. Më vonë edhe bashkëshortja e tij do të pezullohej nga puna për të njëjtën akuzë, pas një vendimi të KLD, madje edhe për të ka nisur hetimi.