Shkodër, probleme në disa zona nga përmbytjet

Situata në disa zona të Shkodrës vazhdon të paraqitet e vështirë pas përmbytjeve të shkaktuara nga hapja e portave të hidrocentraleve në kaskadën e Drinit.
Probleme po hasen në fshatrat Obot, Dajç dhe Darragjat.
Rrugët drejt Obotit dhe Dajçit janë pjesërisht të bllokuara ndërsa në Darragjat ka probleme pranë argjinaturës.
Ndërkaq mësohet se nga zonat problematike ka nisur edhe largimi i banorëve të cilët janë strehuar pranë të afërmëve.
Situata ka bërë që forcat e ushtrisë të qëndrojnë në gadishmëri për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës.