Shkarkohet Ancelotti iken pas zhgenjimit te Chelsit

Tani është zyrtare. Aventura e Carlo Ancelotti si trajner i Chelsea ka marrë fund, pasi klubi anglez e shkarkoi teknikun nga detyra duke mbyllur ciklin e italianit në Premier League. Shkak për këtë është bërë mbyllja e sezonit pa asnjë trofe, ndërkohë që në javën e fundit blutë e Londrës u mundën 1-0 nga Everton duke finalizuar kampionatin anglez në vendin e dytë me nëntë pikë më pak se kryesuesit e Manchester United.
‘Klubi i Chelsea konfirmon prishjen e kontratës me Carlo Ancelotti. Pronari dhe bordi drejtues falenderon trajnerin për punën e bërë deri tani, por rezultatet e sezonit të fundit nuk ishin në linjë me objektivat e skuadrës”, lexohet në komunikatën për shtyp të Chelsea vetëm tre orë pas ndeshjes së fundit të Premier Ligës.
Përtej fundit të hidhur, aventura e Ancelotti në pankinën e bluve të Londrës mund të quhet e suksesshme, sidomos në sezonin e parë ku arriti të fitonte titullin kampion dhe Kupën e Anglisë. Por sezoni i dytë në drejtim të Chelsea nuk ishte aspak pozitiv për teknikun Italian.
Skuadra e tij humbi betejën me Manchester United për titull dhe u eliminua pikërisht nga skuadra e Ferguson nga Liga e Kampioneve. Po ashtu, mbi Ancelotti rëndon merkato e dështuar. Chelsea bëri blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier Ligës duke tranferuar nga Liverpool, Fernando Torres. Por ky i fundit nuk arriti të ambjentohej me skuadrën, duke bërë një paraqitje shumë të dobët në pjesën e dytë të sezonit.
Nertan Prifti