E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana merr kupen mposht Dinamon me 11-metersha

Kupa e Shqipërisë është e Tiranës, cila ka kapur dhe trenin e fundit për të luajtur në Europës sezonin e ardhshëm. Bardheblutë e kryeqytetit triumfuan ndaj Dinamos pas gjuajtjes së 11-metërshave, ndërsa koha e rregullt dhe shtesat e finales së zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit u mbyll në barazim 1-1.

Heroi i Tiranës është portieri  Ilion Lika, i cili priti tre penallti për t’i dhuruar skuadrës së tij Kupën e Shqipërisë për herë të 14-të në histori.  Finalja do të luahej në një ritëm të lartë, ndërkohë që Dinamo do të gjente shumë shpejt golin e avantazhit. Në minutën e 19-të Bërkiç do të gjuante saktë brenda zonës duke e ndalur topin në rrjetë.

Megjithë përpjekjet e Tiranës për të shënuar, pjesa e parë e sfidës do të mbyllej me epërsinë minimale të bluve të kryeqytetit. Skuadra e drejtuar nga Misho Kërstiçeviç do të barazonte rezultatin në pjesën e dytë me Peiç, ndërsa shifrat do të qëndronin të pandryshuara deri në fundin e 90 minutave të rrugullta, duke e cuar sfidën në kohën shtesë.

Në 30 minutat ekstra skuadrat do të bënin shumë pak sa i përket lojës sulmuese, ndërsa do të mbeteteshin me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Osmanit dhe Peqinit, ndërsa fati i Kupës së Shqipërisë do të varej nga gjuatja e 11-metërshave. Në goditjet e penalltive heroi është Ilion Lika, i cili do të ndalte Ferraj, Miloviç dhe Opokun t’i dhuruar Tiranës Kupën e Shqipërisë dhe në të njëjtën kohë një biletë për në Ligën e Europës.

Nertan Prifti
Azhornuar së fundi ( e hënë , 23 maj 2011 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›