Shkarkohet Avram Grant

Avram Grant është shkarkuar nga posti i trajnerit të West Ham United pas disfatës së djeshme ndaj Wigan Athletic.
Shkarkimi i taktikut izraelit është hapi i parë i pronarëve David Sullivan dhe David Gold pasi klubi nga Londra lindore u eliminua nga Premier Liga.
“Klubi mund të konfirmojë se Avram Grant nuk është më trajner i West Ham United. Trajneri i ekipit të parë, Kevin Keen, do të drejtojë ekipin për ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Sunderlandit, më 22 maj”, thuhet në deklaratën e klubit anglez.