E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Të shkarkohen komisionerët e mazhorancës në KZAZ-në 49

Ka nisur mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku pritet të marret një vendim në lidhje me tabelat përmbledhëse të zgjedhjeve në Tiranë.
 

Përfaqësuesi i PS-së Genc Gjonçaj ka kërkuar ndërhyrjen e KQZ-së që komisionerët në KZAZ-në 49 të firmosin procesverbalin për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës. Sipas Gjonçaj zvarritja e dhënies së rezultatit ka tejkaluar çdo afat ligjor ndërsa ka kërkuar nga KQZ-ja edhe shkarkimin e komisionerëve të mazhorancës në KZAZ-në 49.
 

“Situata në njësinë 5 në KZAZ-në 49 nuk është normalizuar. Kjo është një vonesë e qëllimshme që bëhet për të mos dalë rezultati i zgjedhjeve të 8 majit. Unë do kërkoja shkarkimin e komisionerëve të PD, pasi janë të papërgjegjshme dhe po bëjnë sjellje kriminale ndaj procesit”, theksoi Gjonçaj.

Sipas tij komisionerët e mazhorancës nuk pranojnë të firmosin procesverbalin duke iu bindur urdhrave politikë prandaj KQZ-ja duhet të urdhërojë KZAZ-në 49 për të mbyllur procesin.
 

“Komisionerët akoma nuk kanë përmbyllur tabelën përmbledhëse të rezultatit kur numërimi ka përfunduar që para 2 ditësh. Shumica nuk pranon të bëjë detyrën siç e parashikon ligji por zbatojnë urdhrat politike” theksoi Gjonçaj.
 

Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti I ka cilësuar si patetike deklaratat e Geng Gjonçajt ndërsa ka shtuar se rezultatet do të dalin pa përfundimit të procesit. Sipas tij po bëhen sulme të paargumentuara ndaj KZAZ-së numër 49.

Ndërkohë pas propozimit të përfaqësuesit të PS-së, KQZ vendosi për zëvendësimin e kreut të KZAZ-së numër 49.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›