Flamurtari- Skenderbeu tifozët vlonjatë: Djegim qytetin po u bë pa tifozë
TIRANE- Një amulli totale ka përfshirë pragndeshjen mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, në program për t'u zhvilluar ditën e hënë. Lajmi se ndeshja mund të luhet pa tifozë, për shkak të frikës nga trazirat, ka bërë që tifozët vlonjatë të acarohen në maksimum, ndërkohë që klubi është vënë në një pozicion tejet delikat. Policia nuk ka pranuar që të vendosë një gardh policësh për të mos lejuar njerëzit të futen në stadium, vetëm në rast se një gjë të tillë e kërkon klubi, me anë të një shkrese zyrtare. Në krahun tjetër, drejtuesit e Flamurtarit i druhen frikës se nëse e bëjnë këtë, do të kenë probleme me tifozerinë e tyre, që e sheh ndeshjen me Skënderbeun si një mundësi për të shfryrë ndaj skuadrës rivale në kampionat, të cilën e konsiderojnë fajtore se u hoqi titullin nëpërmjet ndihmës nga shteti apo Federata. Po çfarë do të ndodhë në kushte të tilla? Gjithçka pritet të vendoset sot, por në të vërtetë, asgjë nuk duket në "terezi" për të dy kampet edhe pse ndeshja nuk ka më asnjë rëndësi nga pikëpamja sportive.
Tifozët
Dje, tifozët vlonjatë kanë mësuar për lajmin që ndeshja e së hënës ndaj Skënderbeut, e fundit për këtë sezon, mund të zhvillohet pa tifozë. Një gjë e tillë ka shkaktuar irritim dhe inat, sidomos ndaj drejtuesve të klubit. Këta të fundit ishin në një mbledhje për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje rreth orëve të mesditës, kur një përfaqësi prej 20 vetash e tifozerisë, ka shkuar aty duke kërkuar llogari. "Nëse ndeshja luhet pa tifozë, do të djegim gjithë qytetin, - kanë thënë ata. - Mendojeni mirë këtë gjë, as mos e çoni ndërmend që të luhet pa tifozë". Ky kërcënim ka bërë që krerët e klubit Flamurtari të mos i dërgojnë një shkresë zyrtare policisë për ndalimin e tifozëve, por ia kanë kërkuar asaj në mënyrë verbale. Një gjë e tillë nuk është pranuar nga ana e forcave të rendit. Policia është shprehur se nuk e ka tagrin që të ndalojë tifozët, por një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm klubi. E megjithatë, drejtuesit e klubit duken në vështirësi për të dërguar një shkresë të tillë. "Nëse e çojmë, atëherë rrezikojmë të përballemi me inatin e tifozëve", kanë thënë ata, duke lënë gjithçka pezull.
Negociatat
Arsyeja përse klubi Flamurtari dëshiron që ndeshja të luhet pa tifozë, lidhet me faktin se urrejtja në Vlorë ka kapur kulmin dhe në stadium situata mund të dalë jashtë kontrollit. Kjo do të çonte në masa të rënda ndaj klubit Flamurtari, si pezullim i fushës apo sanksione të tjera. Në kushte të tilla, ideja e vetme është shmangia e tifozerisë. Dje, negociatat mes zyrtarëve të Federatës dhe atyre të Flamurtarit kanë vazhduar gjatë gjithë ditës, por në fund të saj zgjidhja ke mbetur enigmë. Vlonjatët kanë kërkuar që policia të ndalojë tifozët, por pa një urdhër me shkrim. "Zgjidheni vetë, por nëse ndodhin trazira, do të jeni ju ata që do të penalizoheni, - u ka thënë shefi i Garave Ilir Shulku. - Më mirë të çoni një urdhër me shkrim për të ndaluar tifozët, sesa të rrezikoni kaq shumë". "Nuk mund të japim urdhër të mos lejohen tifozët, sepse kemi marrë kërcënime prej tyre", ka thënë shefi i klubit Flamurtari Geri Çipi.
(GSH/BalkanWeb)