Partizani, pas Krishtlindjeve, të mërkurën në “rresht”

Të kuqtë do t'i rikthehen fushës stërvitore ditën e mërkurë. Njoftimi është bërë nga stafi teknik i klubit kryeqytetas. Lojtarët ishin lënë pushim pas ndeshjes me Shkumbinin që u luajt të shtunën e kaluar në stadiumin "Qemal Stafa". Të kuqtë kanë festuar natën e Krishtlindjes pranë familjeve të tyre, ndërsa kanë bërë edhe tri ditë pushim. Të mërkurën skuadra do t'i rikthehet punës në ambientet e klubit në mënyrë që lojtarët të mos humbasin nga forma. Stërvitja do të vazhdojë për tri ditë, deri ditën e premte. Më pas të shtunën ata do të marrin sërish pushime të paktën për katër ditët e ardhshme. Më pas të kuqtë do t'i dedikohen familjeve apo do të organizohen për të festuar natën e ndërrimit të viteve. Për sa i përket rifillimit të stërvitjes, lojtarët e Partizanit do të njoftohen nga stafi drejtues. Gjithsesi, sipas të gjitha gjasave, nuk do të ketë më shumë se katër ditë pushime.
Fatjon Kodra