Bariç në elitën kroate, festë mes pasanikëve

Nga Fatjon Kodra
Trajneri i kombëtares, Oto Baric ka kaluar një natë Krishtlindjesh për t'u mbajtur mend në ishullin e Kërkut në Kroaci të dielën. Numri një i pankinës kuqezi ka festuar së bashku me shumë miq të pasur që kanë vilat e tyre në ishullin kroat, ndërkohë që pranë tij kanë qenë edhe familjarët. Burime pranë teknikut kanë bërë të ditur se ai është shfaqur mjaft i kënaqur nga festa e Krishtlindjeve, duke e cilësuar si një nga më të bukurat që ka kaluar gjatë jetës së tij. Mësohet se ka qenë një darkë gjigante ku kanë marrë pjesë të gjithë pronarët e vilave më të mëdha të ishullit të Kërkut, ndër më piktoreskët në bregdetin e Rijekës. Festimet Në fakt, trajneri i kuqezinjve Oto Baric kishte preferuar që natën e Krishtlindjeve ta kalonte në mënyrë tradicionale me familjarët e tij. Në fakt, është disi për t'u cuditur fakti se këtë festë, e cila zakonisht festohet në vende me dëborë apo atmosferë dimërore, tekniku kroat ka vendosur t'i kalojë në mes të detit. Ai kishte përgatitur një darkë familjare në ishullin e Kërkut, që ndodhet shumë pranë Rijekës në detin Adriatik. Në këtë ishull Oto Baric ka një vilë të tijën personale dhe aty kishte planifikuar që të mblidhte edhe familjen e djalit të tij për të festuar së bashku. Është për t'u theksuar fakti se vlera e vilës së Baricit në ishullin kroat është afërsisht 700 mijë euro. Planet për ditën e Krishtlindjeve dhe natën e ndërrimit të viteve, Baric i kishte bërë prej kohësh tashmë, por në momentin e fundit ka pasur një ndryshim jo dhe aq të vogël. "Darka në fjalë nuk është zhvilluar në vilën e Baricit, por është postuar në vilën e djalit të Baricit që ndodhet po në ishullin e Kërkut, - është shprehur i njëjti burim për "Panorama Sport" për festimet e trajnerit. – Madje, vila e djalit të tij, që është një arkitekt i njohur në Austri, është shumë më e madhe dhe e shtrenjtë se ajo e trajnerit të kombëtares". Në këtë vilë janë mbledhur të gjithë për natën e Krishtlindjeve dhe kanë festuar deri vonë. "Oto Baric ishte mjaft i kënaqur nga festa e bërë në vilën e djalit të tij. Ai kishte mbledhur të gjithë miqtë e tij që kanë vila në ishull dhe ka festuar bashkë me ta dhe me familjarët e tij", - ka vijuar burimi pranë trajnerit për "Panorama Sport". Festa në ishullin e Kërkut ka qenë arsyeja që ai i është përgjigjur negativisht ftesës së Federatës, për të qenë i pranishëm në mbrëmjen gala që do të organizojë institucioni i futbollit të martën. "Unë i kam bërë tashmë planet dhe kam përgatitur gjithcka. Kjo është edhe arsyeja që nuk mund të vij në Shqipëri, pasi nuk mund ta braktis familjen time këtu. Do të festoj bashkë me ta", - mësohet të jetë shprehur trajneri i kombëtares pasi është njohur me ftesën e FSHF-së. Ushqimi Baric ka shijuar ushqimin e tij të preferuar që është peshku dhe nënproduktet e tij. Kroati është shumë i dhënë pas peshkut dhe kudo që shkon ka dëshirë të provojë gatimet me produkte të detit. Burime pranë tij kanë konfirmuar faktin se ai kërkon të konsumojë gatime me fruta deti dhe peshk sa herë që vjen në Shqipëri. Edhe në ishullin e Kërkut ai ka preferuar të konsumojë peshk të gatuar me cilësi të lartë. Baric ka tri shtëpi dhe gjatë vitit ai ndërron shpesh "rezidencën". Përvec shtëpisë në ishullin e Kërkut, Oto Baric ka një shtëpi në Zagreb dhe një në Salcburg të Austrisë. Këtë herë tekniku 74-vjecar ka vendosur të festojë larg zhurmës së kryeqyteteve evropiane për të gjetur kënaqësinë në vilën e tij të këndshme në Kërk. Pas ditëve festive pranë familjes, Baricit i duhet të përveshë mëngët dhe t'ia nisë nga puna. Udhëton me portofolin plot Oto Baric udhëton gjithmonë me portofolin plot, pasi ai shpenzon shumë, sidomos për të ngrënit. Tekniku pëlqen të drekojë e darkojë në restorante luksoze dhe vaktet e tij janë gjithmonë shumë të shtrenjta, kështu që atij i duhet të mbajë gjithmonë para me shumicë. Burime pranë tij kanë bërë të ditur se tekniku mund të harxhojë deri në 500 euro për një drekë ose darkë dhe gjithmonë paguan vetë. Ai është shumë kavalier dhe nuk ka dëshirë që shpenzimet të shlyhen nga FSHF. Baric harxhon shumë për të ngrënit, ndërkohë që sa herë që vjen në Tiranë shpenzon shumë edhe duke bërë shoping. Shqipëria e kroatit: Shumë restorante, pak futboll Sa herë që vjen në Shqipëri, trajneri i kombëtares, Oto Baric kalon më shumë kohë nëpër restorante se sa nëpër stadiumet e futbollit. Kroati do të ulej në pankinën kuqezi në korrik të këtij viti dhe që nga ajo periudhë ai ka ndjekur në stadium vetëm pak ndeshje të kampionatit shqiptar. Gjithsesi, ka parë më shumë se paraardhësi i tij Hans Peter Brigel, por mund të kishte ndjekur edhe më shumë, duke qenë se ka ardhur shpesh në Shqipëri. Megjithatë, në cdo udhëtim të tijin nëpër qytetet e ndryshme të Shqipërisë apo edhe në Tiranë, Baric nuk ka lënë pa provuar asnjë lokal me emër dhe gatimet më me zë të zonës. Kështu, trajneri ka provuar gatimin në Piceri Fiore që ndodhet në Kavajë dhe që ishte lokali i preferuar i Hans Peter Brigelit. Pasi ka drekuar aty, teksa kishte nisur për të parë një ndeshje në Fier, Baric ka mbetur mjaft i mahnitur nga cilësia e gatimit në këtë restorant. Përvec kësaj, ai ka provuar edhe gatimin e peshkut në Zogaj të Shkodrës ku gjithashtu e ka pëlqyer shumë ushqimin, ndërkohë që ka qenë në shumë nga restorantet më të mira të Tiranës. Me pak fjalë Baric nuk ka lënë gjë nga ushqimet tradicionale të Shqipërisë pa provuar dhe sa herë që vjen në vendin tonë kërkon të eksplorojë sa më shumë gjëra të reja. Hobi për shoping Një nga mënyrat për të kaluar kohën në Shqipëri për Oto Baricin është të bërit shoping nëpër dyqanet e shumta të qytetit të Tiranës. Baric pëlqen të dalë nëpër dyqane në mëngjes, i pashoqëruar dhe madje pa një makinë. Kroati preferon të bëjë pazar duke shëtitur në këmbë nëpër Tiranë.