E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Pa viza brenda 2010, ngërçi aktual politik nuk ndikon në vendimmarrje Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu

Ministrja e Integrimi, Majlinda Bregu, deklaroi sot se “skenari i parashikuar që gjithçka do të përmbyllet brenda vitit 2010 nuk ka asnjë shtyrje”. Në një komunikim për mediat, ajo tha se Qeveria nuk ka kërkuar të jenë shtesë në këtë projekt. “Ne nuk kemi kërkuar të jemi zbatim në këtë proces, kemi kërkuar dhe i kemi qëndruar gjithmonë me dinjitet opinionit dhe qasjes sonë që ky është një proces meritash. Nuk kërkohet të na bëhet asnjë lëshim i tepërt, përkundrazi, të vlerësohemi realisht dhe objektivisht për detyrime të plotësuara edhe më mirë se sa vendet e tjera”, deklaroi Bregu. Ajo tha se nuk sheh “asnjë ndikim në procesin e liberalizimit të vizave ose të paktën asnjë lidhje të qenësishme ndërmjet procesit të liberalizimit të vizave dhe këtij ngërçi politik në vend”. Sipas saj, çfarëdolloj ecje përpara në BE ka një vlerë më të madhe dhe do të ishte shumë mirë që të mos përcillnim më asnjë shqetësim së brendshmi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›