Shkarkohet Shëngyli, arrin Kapra
“Menjëherë pas ndeshjes që Liria e zhvilloi me KEK-un, është takuar Bordi i klubit, i cili ka analizuar rrjedhat dhe mori e vendimin. Pas analizimit të gjendjes së krijuar dhe rezultateve, Bordi ka vendosur që ta bëjë ndërrimin e një pjese të shtabit teknik, me qëllim të freskimit të shtabit teknik”, njofton klubi bardh e zi, përmes një komunikate.
Shëngyli e Gjinali nuk janë larguar përfundimisht nga klubi. Nga e enjtja, ata do të jenë pjesë e shkollës së futbollit, kurse punën me portierë do të vazhdojë ta kryejë edhe më tutje, Blerim Zherka.
Drejtuesit e Lirisë e kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e Shëngylit. Deri në fund të sezonit, klubin bardh e zi do ta drejtojnë Skënder Kapra e Sinan Osmani, të cilët të enjten e kanë mbajtur edhe stërvitjen e parë me ekipin. Liria e nisi mirë pjesën pranverore nën drejtimin e Shëngylit, por në 7-8 xhirot e fundit ka një rënie të madhe, e cila e mban në rrezik për të rënë nga Raiffeisen Superliga.