Van Persie nuk është në shitje

Arsenali do të refuzojë çfarëdo oferte në drejtim të Robin van Persiet, kanë njoftuar mediet angleze të enjten.
Van Persie ka kontratë me klubin londinez deri në fund të sezonit të ardhshëm, dhe kjo ka paralajmëruar shumë gjigantë evropian, por Arsenali vazhdon të shpresojë se kapiteni i tij do të mbetet në Emirates Stadium.
Më herët gjatë javës, kampioni i ri i Italisë, Juventus, konfirmoi interesimin për yllin holandez mirëpo raportohet se Arsenali nuk do të lejojë në çfarëdo rrethana, largimin e Van Persiet gjatë afatit kalimtar të verës.