E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schweinsteiger e do Mourinhon në Bayern

Mesfushori i Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger ka lavdëruar trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinhon dhe shpreson se portugezi një ditë do të udhëheqë gjigantin bavarez.

“Më duhet të pranoj se e shoh Mourinhon si trajner të shkëlqyeshëm. Fatkeqësisht ai nuk flet gjermanisht. Mourinho është trajner i cili pa dyshim se do të ishte i suksesshëm me Bayernin”, tha Schweinsteiger për të përditshmen gjermane Bild.

“Do të më pëlqente nëse Bayerni mendon për Mourinhon, nëse ai do të ishte i lirë”, përfundoi ylli gjerman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›