Shkarkohet komandanti i Policisë së Kosovës në veri
Në kuadër të ndryshimeve dhe reformave të ndërmara së fundmi, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Behar Selimi, ka shkarkuar nga detyra sot komandantin e Policisë në veri të Mitrovicës Milia Millosheviq.
Selimi konfirmoi për Radion Europa e Lirë se "performimi i dobët në detyrë i Millosheviqit, e ka shtyrë atë që ta shkarkojë nga posti dhe ta emërojë në një detyrë të re".
Selimi, po ashtu tha se në Drejtorinë rajonale në veri të Mitrovicës do të ketë dhe ndryshime të tjera.