E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redknapp: Kam nevojë edhe për një Modric


Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka frikë se mesfusha e tij ka mungesë të kreativitetit për të zhbllokuar mbrojtjet kundërshtare.

Redknapp thotë se atij i mungon Luka Modric kur ai nuk është i gatshëm për lojë, si në humbjen kundër Wigan Athletic.

"Ne nuk kemi driblues të vërtetë nëse Modric nuk luan. Chelsea, United dhe Arsenal janë më të fuqishme se ne. Neve na mungojnë idetë dhe, sa më gjatë kjo shkon, bëhet më vështirë e më vështirë për ne", ka thënë Redknapp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›