E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Do zëvendësojmë vete komisioneret

Kryetari i Komisionit Qendror te zgjedhjeve, Arben Ristani, kërcënon dy forcat politike PS dhe PBDNJ se vendet që u takojnë në KZAZ do të zëvendësohen me intelektualë apo persona jopolitike, në rast se nuk sjellin emrat për këto komisione. Në një prononcim për mediat, kreu i institucionit zgjedhor iu referua ligjit zgjedhor, sipas të cilit, data 23 janar ka qenë dhe afati tashmë i shkelur për të sjellë këto propozime. Kryetari i KQZ pohon se institucioni që ai përfaqëson po e shqyrton këtë mundësi në bazë të së drejtës që parashikon kushtetuta, e në kushtet kur zgjedhjet e 8 majit po afrohen. Sa i takon mungesës së 3 anëtareve të KQZ në të gjitha mbledhjet e fundit të komisionit, Ristani ka thënë sa ata kanë shkelur ligjin duke lënë institucionin zgjedhor në një situatë absurde. Por tashme ai pohon se është i pafuqishëm të kërkoje zëvendësimin e tyre, kur për këtë duhen 5 votat e anëtareve pjesëmarrës. Ndërkohë, brenda pak ditësh, kreu i OSBE-se ne Tirane përsërit apelin ndaj partive se duhet te dërgojnë ne KQZ listat e komisionereve për zgjedhjet e 8 majit. Ambasadori Wolfarth kërkon zbatimin e kodit duke e komentuar si urgjente nevojën për te përgatitur zgjedhjet vendore. Sipas kreut te OSBE-se asnjë prej partive politike nuk ka përmbushur afatin zyrtar për te dorëzuar listat e anëtarëve ne komisionet zgjedhore.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?aiwnrRDUFGE","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›