Shmanget takimi Berisha-Topi
Kryeministria përmes Ministrisë se Mbrojtjes ka shmangur një përballje mes kryeministrit Berisha dhe presidentit Bamir Topi. Si asnjëherë me pare, ceremonia e kthimit te trupave shqiptare nga misioni ne Afganistan u zhvillua ne kryeministri dhe jo ne aeroportin e Rinasit si është bere tashme zakon. Shmangia e pranisë se Topit vjen pas akuzave qe ka lëshuar ndaj tij publikisht kryeministri Berisha, si pjese te atij qe ai e quan grusht shteti. Zyra e shtypit ne presidence konfirmon zyrtarisht se Ministria e Mbrojtjes ka dërguar fillimisht një ftese ndaj komandantit te përgjithshëm te forcave te armatosura, presidentit Bamir Topi për te marre pjese ne ceremoni. Madje kreu i shtetit ka konfirmuar pjesëmarrjen. Por ka qene serish Ministria e Mbrojtjes qe ka lajmëruar papritur anulimin e ceremonisë. Ndërsa zyra e shtypit te kësaj ministrie flet për probleme teknike. Sipas tyre, ceremonia ishte anuluar 3 here për shkak te problemeve me linjat ajrore qe kishin sjelle bllokimin e oficereve ne Turqi. Sipas te njëjtave burime për shkak te dyshimit se mund te kishte një shtyrje te katërt, ceremonia u vendos te behej ne kryeministri, por nuk sqarohet perse nuk është ftuar presidenti ne këtë ceremoni, ku kryeministri Berisha ka folur serish për 21 janarin dhe grushtin e shtetit. Ky është misioni i pare luftarak qe Shqipëria kishte nisur ne Afganistan. 44 oficere dhe nënoficerë u kthyen ne atdhe pas 6 muaj shërbim ne Kandahar.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?xyFh-WInCGU","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}