E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu socialist Rama 18 shkurti proteste paqesore dhe dinjitoze


Pas situates se tensionuar gjate seances se sotme parlamentare ku mazhoranca dhe opozita paten perballjen e pare ne Kuvend pas ngjarjes se 21 janarit Kreu i PS-se Edi Rama doli ne nje konference te posacme per shtyp theksoi se demonstrata e paralajmeruar per daten 18 shkurt do te jete paqesore dhe dinjitoze.

Ne nuk i bejme demonstratat per veten por per shqiptaret. Ne do te dalim ne 18 shkurt per te kerkuar liri zgjedhje te lira transparence paqesisht e denjesisht. Kjo e jona nuk eshte lufte per pushtet por e drejta per te patur nje shtet te se drejtes dhe jo nje shtet qe vret njerez me pushke.

Rama i beri thirrje qytetareve opozitare dhe jo opozitare qe me daten 18 shkurt te demonstrojne per largimin e qeverise se Berishes dhe drejtesine e kater demonstruesve te vrare te 21 janarit.

Ai nuk la pa permendur edhe seancen e sotme parlamentare ne te cilen munguan kryeministri dhe ministri i Brendshem. Ne seancen e sotme parlamentare munguan truri i masakres se 21 janarit tha ai.

Beteja e opozites u cilesua nga Rama e domosdoshme per tu dhene shqiptareve ate qe u takon dhe Shqiperise nje fytyre te re. Ne demonstraten e 18 shkurtit do te kerkojme largimin e tyre per te vene ne vend Kushtetuten per ti dhene te drejten popullit te zgjedhe.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›