E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Renditja e universiteteve hap i rendesishem

Brenda pak ditesh do te nise projekti per rankimin e universiteteve publike dhe private ne vend.

Kryeministri Sali Berisha ne prani te perfaqesuesve te universiteteve publike dhe private ka theksuar se renditja e universiteteve eshte nje hap i rendesishem qe do te pasohet edhe me formen e re te finacimit nga qeveria.

Reforma qe kemi nisur eshte e drejte nje raport i ri mes arsimit te larte dhe sektorit privat eshte i domosdoshem tha Berisha.

Ministri i Arsimit ka theksuar se deri ne mesin e vitit te ardhshem do te perfundoje ku projekt i financuar me 150 mije euro te financuara nga Banka Boterore.

Perfaqesuesit e firmes te perzgjedhur per rankimin e universiteteve kane sqaruar disa nga detajet e sistemit qe do te perdoren per performancen e universiteteve.

Do te ndalemi ne kater fusha te rendesishme ekonomik shkencat politike drejtesi dhe infermieri dhe per keto fusha do te caktojme nje sistem qe tregon performancen e universiteteve ne baze te disa treguesve si sa te kenaqur jane studentet baza materiale dhe indikatore te tjere. Ky eshte vetem fillimi por do te jete nje proces qe do te vazhdoje edhe me pas dhe qe do te ndihmoje vecanerisht studentet ne zgjedhjen e nje universiteti thote Frank Ziegele ekspert i projektit.

Kryeministri ka kerkuar qe te perkthehen pjesa me e madhe e teksteve ne vend duke marre si shembuj tekstet me te mira ne bote dhe ka kerkuar qe biznesi i ndertimit te behet pale per ndertimin e kampusit universitar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›