Te vegjlit: Kodi ne dore te PD-PS
Oli Xhilaga
“Te vegjlit” jane skeptike per nje bashkepunim me dy partite kryesore, sa i takon reformimit te Kodit Elektoral. Nisur nga eksperienca e deritanishme, lidhur me ndryshimet kushtetuese mbi sistemin zgjedhor, por dhe mbi ate politik, partite e majta parlamentare shprehen pa hezitim se po ne vazhden e marreveshjes mes PS-PD do te jete dhe perfundimi i te gjithe punes per hartimin e plote te reformes zgjedhore. Madje, nje bindje e tille eshte e reflektuar dhe ne faktin se ende asnje nga partite e vogla parlamentare te spektrit te majte nuk kane hartuar apo projektuar propozimet e tyre mbi hartimin e Kodit te ri elektoral. Por, nga ana tjeter ish-aleatet e Partise Socialiste leshojne nje ultimatum, i vetmi per momentin, e konkretisht per mospjesemarrje ne diskutimet mbi kete ceshtje, nese do te anashkalohet nje Komision i Posacem per Reformen Zgjedhore. Nderkohe qe nje tjeter pike qe pritet te kundershtohet me force nga formacionet e majta eshte dhe ndryshimi i perberjes se Komisionit Qendror Zgjedhor, e kjo nisur nga zerat jozyrtare per ndryshim e formules aktuale.
Levizja Socialiste per Integrim, Demokracia Sociale dhe Aleanca Demokratike ende nuk nisur punen per te projektuar qendrimet e tyre konkrete sa i takon reformimit te kodit zgjedhor. Duke pritur keshtu momentin kur dy partite e medha te sinjalizojne per nisjen e punes per kete ceshtje. Por, pare ne kete kendveshtrim, te vegjlit, te pakten ata te spektrit te majte, fatin e kodit te ri zgjedhor e kane lene ne doren e partise me te madhe opozitare, asaj socialiste. Kjo deri ne hapjen e diskutimeve, te cilat, sipas gjasave, do te jene pjese e Komisionit parlamentar te Ligjeve, nisur dhe nga deklaratat e ardhura nga eksponente te larte te dy partive kryesore. Presidenti i PAD-se, Neritan Ceka, u shpreh per gazeten se “ne jemi kunder hartimit te nje reforme e dale nga nje marreveshje nen rrogoz, mes PD-PS. Por, me sa duket, komplotit te tyre antikushtetues per kete ceshtje, keto dy parti do t’i shkojne deri ne fund, duke hartuar dhe nje kod elektoral antidemokratik”. Po keshtu, dhe kreu i PDS-se, Paskal Milo, evidentoi faktin se e gjithe puna per riformatimin e kodit po realizohet ne ilegalitet, duke mos marre ne konsiderate opinionin e partive te vogla.