Shkarkohet kryesia e asociacionit të arkitektëve të Kosovës

Në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të asociacionit të arkitektëve të Kosovës është shkarkuar kryesia e këtij asociacioni dhe është zgjedhur kryesia e re. Si njofton URBANmag.net, mbajtja e këtij kuvendi të jashtëzakonshëm dhe shkarkimi i kryesisë së asociacionit është bërë për shkak të pakënaqësive dhe jo transparencës, si dhe mospërfshirjes dhe mosinformimit të komunitetit profesional e atij publik lidhur me punën e asociacionit.
Kryesia e re e zgjedhur sot ka për obligim që në afatin prej 100 ditëve, përkatësisht deri në mbajtjen e Kuvendit të ri të rregullojë gjashtë çështje të ndryshme që iu dhanë sot për detyrë. /Indeksonline/