“Miqtë e Amerikës”, mirënjohje Qemajl Mustafës

Komuna e Gjilanit për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, së bashku me “Miqtë e Amerikës”, ka organizuar sot simbolikisht një koktej rasti me përfaqësues të ndryshëm të jetës politike, shoqërore, kulturore, të sigurisë dhe përfaqësues të ndryshëm vendorë e ndërkombëtarë, për të dhënë edhe nga kjo pjesë e Kosovës një mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vend që për çdo moment punon dhe transmeton paqe e demokraci në gjithë botën.
Kryetari i shoqatsë “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi ka falënderuar kryetarin e Gjilanit, Qemajl Mustafa për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. Kjo shoqatë i ka dorëzuar një mirënjohje në shenjë falënderimi, të tretën të kësaj natyre, Qemajl Mustafës për bashkëpunimin e ofruar./Indeksonline/