E Diel, 1 Nëntor 2026

Dogana asgjëson 307 aparate për lojëra fati

Në një komunikatë për shtyp të Doganave të Kosovës njoftohet se sot ka filluar asgjësimi i 307 aparateve të lojërave të fatit që janë konfiskuar në anë të ndryshme të vendit, në bashkëpunim me ATK-në dhe Policinë e Kosovës.

Këto aparate janë konfiskuar në periudhën qershor 2011 - dhjetor 2012, kurse vlera e tyre është rreth 300 mijë euro. Shtohet se në rastet kur ka pasur elemente të veprave penale, janë ngritur edhe kallëzime.

Dogana e Kosovës ka vazhduar aksionin për kontrollimin e rregullsisë së aparateve për lojëra fati dhe deri në fund të muajit qershor 2013 ka konfiskuar rreth 450 aparate, që momentalisht janë duke iu nënshtruar procedurave ligjore. Dogana njofton se gjatë këtij viti janë mbyllur disa bastore të palicencuara, si dhe janë konfiskuar pajisjet e lojërave të fatit të ndaluara KENO.

Në fund shtohet se arsyeja e asgjësimit të këtyre aparateve është mungesa e prejardhjes së tyre, numrat serikë të falsifikuar, si dhe për mos shlyerje të taksave, kurse në disa raste aparatet janë konfiskuar edhe nga personat fizikë, të cilët i kanë përdorur ato pa licencë./indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›