Shkarkohet nga ALUIZNI Shaban Memia, zëvendësohet nga Ardian Kollozi
Shkarkimi pas paraqitjes së dorëheqjes së Memisë pranë kryeministrit më 27 tetor 2011
Kryeministri Sali Berisha, ka vendosur të shkarkojë zotin Shaban Memia nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t dhe në vendin e tij ka emëruar ish-deputetin demokrat Ardian Kollozi. Shaban Memia e ka drejtuar për katër vite Aluizn-in dhe shkarkimi i tij erdhi pasi më 27 tetor 2011 kishte paraqitur dorëheqje pranë kryeministrit të vendit. Mësohet se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave, të mërkurën, do të shpallet me VKM, vendimi për lirimin nga detyra të z.Memia si dhe emërimin e drejtuesit të ri, Ardian Kollozi.
Zoti Kollozi ka qenë deputet për dy mandate nën siglën e Partisë Demokratike ndërsa vitin e kaluar hoqi dorë nga mandati i deputetit për të garuar në zgjedhjet vendore për kreun e Bashkisë së Vlorës ku humbi përballë kryetarit aktual Shpëtim Gjika.