SHBA, Meta-Riker: 12 rekomandimet e BE, kushtet për integrimin e Shqipërisë

Kreu i LSI vazhdon takimet e nivelit të lartë në SHBA me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Kongresit dhe Senatit
UPDATE- Gjatë vizitës se tij në Washington DC, Kryetari i LSI Ilir Meta u prit ne nje takim ne Departamentin e Shtetit nga Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit z. Philip Reeker.
Gjate takimit, z. Meta dhe z. Reeker, diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi, perspektiven e axhendes se integrimit evropian dhe zhvillimeve ne rajon.
Z. Meta u shpreh se Shqiperia ngadalesoi axhenden e saj integruese ne dy vitet e fundit, ne menyre te panevojsme, dhe se kjo duhet te sherbeje si nje mesim per te ardhmen. Ne kete drejtim, z. Meta vuri ne dukje permiresimin e klimes politike gjate muajve te fundit dhe theksoi rendesine e konkretizimit te shpejte te reformave, ne perputhje edhe me Planin Kombetar te Veprimit, te miratuar se fundmi.
Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit z. Reeker u shpreh se SHBA mbeshtet plotesisht permbushjen e 12 prioriteteve te Bashkimit Evropian dhe marrjen e statusit te kandidatit, duke theksuar se fokusimi ne zbatimin e Planit per Veprim eshte i rendesishem per ecurine e integrimit evropian te Shqiperise.
Z. Meta dhe z. Reeker ndane te njejtin mendim se Shqiperia dhe rajoni kane perjetuar nje zhvillim te madh gjate 20 viteve te fundit. Forcimi i metejshem i bashkepunimit rajonal u vleresua si domosdoshmeri per konsolidimin e nje te ardhmeje te qendrueshme dhe te begate per te gjitha vendet. Ne kete drejtim u vleresua kontributi qe Shqiperia jep ne menyre te vazhdueshme ne sherbim te fqinjesise se mire dhe integrimit rajonal.
Z. Meta viziton Washingtonin per te marre pjese ne Forumin Ekonomik te Evropes Juglindore qe zhvillohet ne John Hopkins University.
Takimi me senatoren amerikane, Jeanne Shaheen ne Washington
Gjatë vizitës së tij në Washington DC, SHBA, Kryetari i LSI Ilir Meta zhvilloi nje takim me Senatoren e Jeanne Shaheen, Kryetare e Nen-Komisionit per Ceshtjet Evropiane ne Senatin amerikan si dhe anetare e Komisionit te Senatit per Marredheniet me Jashte. Diskutimi midis z. Meta dhe Senatores Shaheen u fokusua ne marredheniet e SHBA me vendet e Ballkanit, fuqizimin e investimeve ne rajon si dhe ne rolin e politikes rajonale te Shqiperise.
Z. Meta pasi vlerësoi kontributin e Senatores Shaheen ne forcimin e lidhjeve midis SHBA dhe vendeve te Evropes, nenvizoi se ka ardhur koha per te rikthyer vëmendjen ndaj vendeve te Ballkanit Perendimor, duke promovuar imazhin e nje rajoni plot me mundësi dhe larg konflikteve te se kaluares.
Senatorja Shaheen shfaqi interes gjithashtu edhe per zhvillimet e brendshme politike ne vend, pozicionin e Levizjes Socialiste per Integrim si dhe per rolin e Shqiperise ne rajon, vecanerisht ne mbarevajtjen e marredhenieve mes Serbise dhe Kosoves.
Z. Meta u shpreh se pavaresisht pergjegjesise qe politika e brendshme ka patur keto dy vjet ne ngadalesimin e axhendes integruese te Shqiperise, kohet e fundit po reflektohet nje permiresim i pergjithshem ne bashkwpunimin politike. Ne kete drejtim, z. Meta theksoi se LSI do te vazhdoje perpjekjet e saj konstruktive per permbushjen sa me te shpejte te reformave qe kerkon integrimi evropian.
Per sa i perket rajonit, z. Meta e siguroi Senatoren Shaheen se Shqiperia do te vazhdoje te luaje rolin e saj moderues dhe pozitiv ne rajon, per ti perqendruar energjite e te gjithe vendeve ne ndertimin e nje te ardhmeje te perbashket evropiane.
Senatorja Jeanne Shaheen eshte Kryetare e nen-Komitetit per Ceshtjet Evropiane si dhe anetare e Komitetit te Senatit per Marredheniet me Jashte. Puna e saj fokusohet ne ceshtjet e Bashkimit Evropian, NATO-s, Rusise, Turqise, Kosoves, si dhe në çështjet e sigurisë energjitike.