Zamir Mane, konsull nderi i Tajlandës në Shqipëri
TIRANE - Tajlanda tashmë do të ketë Konsullatën e nderit në Shqipëri. Biznesmeni shqiptar Zamir Mane do të jetë konsulli i nderit të Tajlandës, i cili do të kontribuojë në vendosjen e kontaktit të drejtpërdrejtë njerëzor mes dy vendeve, forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve, të cilat rivitalizohen pas 30 vjetësh të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
Ne ceremoninë e hapjes së Konsullatës morën pjesë kryeministri Berisha, kryebashkiaku Basha, ministri i Jashtëm Haxhinasto, si dhe një sërë personalitetesh të tjera të politikës dhe biznesit dhe trupit diplomatik në Tiranë.
Në fjalën e tij të rastit, konsulli Zamir Mane e konsideroi ngritjen e Konsullatës si një urë lidhëse për bashkëpunimin mes dy vendeve si dhe afrimin e mëtejshëm të dy popujve, në njohjen e traditave dhe kulturave përkatëse.
Ndërsa nga ana e tij ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, duke e konsideruar hapjen e Konsullatës së nderit si një rikapitalizim të marrëdhënieve mes vendeve të vendosura 30 vjet më parë, garantoi angazhimin dhe vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë ekonomik dhe politik mes dy vendeve.
(er.nu/news24/BalkanWeb)