"Kutitë", Rama: Refuzimi konfirmon tjetërsimin e votës
SHKODËR-
Hapja e kutive, Rama: Refuzimi konfirmon tjetërsimin e votës
Ora:18:27- Kreu Socialist, Edi Rama theksoi nga Shkodra se opozita do të këmbëngulë në kërkesën e saj për të bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit duke nënvizuar se refuzimi i kryeministrit për të hapur kutitë e votimit është shprehje e qartë dhe konfirmim i tjetërsimit të votës së shqiptarëve.
“Të votosh i lirë e vota jote të mos shkojë aty ku ti e ke investuar por aty ku dikush tjetër e merr me forcë nuk është vetëm vjedhje dhe mashtrim por është dhunë që pjell regjim. Tjetërsimi i votës konfirmohet tek refuzimi i Berishës për hapjen e kutive” u shpreh Rama përpara qytetarëve që ju bashkuan protestës së tretë të opozitës.
Rama ftoi qytetarët shkodranë ti bashkohen protestës në Tiranë më 20 nëntor, e cila sipas kreut socialist do të jetë shprehje e qartë e këmbënguljes për të kërkuar atë që ai e quajti “të drejtë themeltare që nuk e ndalon dot as Sali Berisha”.
Sikurse në protestëat e organizuara në kryeqytet e në Berat, Rama ripërsëriti qëndrimin e opozitës për të mos u bërë pjesë e parlamentit deri në plotësimin e kërkesave, duke shtuar se PS nuk do të bëhet bashkëfajtore në mbylljen e rrugës së zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme në vend.
Ngjela: Shkodra e papunë nga abuzimi i pushtetit
Ora 18:00- Në fjalën e tij lideri i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela e ka cilësuar qeverinë aktuale si qeveri të paligjshme. Për këtë arësye do të protestohet në të gjithë Shqipërinë, ashtu sic po ndodh në Shkodër. “Kjo është një qeveri e jashtëligjshme, atmosfera e krijuar është e padurueshme dhe duhet të veprojmë për ti dhënë fund kësaj gjëndjeje ”. I ndodhur në Shkodër, ai ka fajësuar qeverinë për papunësinë në këtë qytet. “Papunësia në Shkodër tregon abuzimin e këtij pushteti që ka manipuluar votat tuaja për interesat e tij. Le të detyrojmë këtë qeveri të hapë kutitë e zgjedhjeve të 28 qershorit”, është shprehur Ngjela. Moshapjen e kutive të votimit nga ana e qeverisë Berisha, Ngjela e quajti si “Turp ndërkombëtar”.
Majko: Shkodra termometër për cdo regjim
Ora 17:45-Protestën e Partisë Socialiste për hapjen e kutive të 28 qershorit në qytetin e Shkodrës, e hapi deputeti Pandeli Majko. Në fjalën e tij Majko i cilësoi këto protesta si mjetin e vetëm për të bërë të mundur hapjen e kutive. “Kërkojmë hapjen e kutive të 28 qershorit për të parë moralin e kësaj qeverie. Këtë protestë nuk e bëjmë për destabilizim por për të nxjerrë të vërtetën e votës së vjedhur”. Majko e cilësoi qytetin e Shkodrës si qytetin që di të masë tmperaturën e cdo regjimi dhe për këtë arsye protesta është ndalur pikërisht në Shkodër. “Shkodra është termometër për cdo regjim. Ne jemi në Shkodër sepse nuk duam regjim në Shqipëri por dialog”, theksoi Majko në fjalën e tij.
Protestën e Partisë Socialiste për hapjen e kutive të 28 qershorit në qytetin e Shkodrës, e hapi deputeti Pandeli Majko. Në fjalën e tij Majko i cilësoi këto protesta si mjetin e vetëm për të bërë të mundur hapjen e kutive. “Kërkojmë hapjen e kutive të 28 qershorit për të parë moralin e kësaj qeverie. Këtë protestë nuk e bëjmë për destabilizim por për të nxjerrë të vërtetën e votës së vjedhur”. Majko e cilësoi qytetin e Shkodrës si qytetin që di të masë tmperaturën e cdo regjimi dhe për këtë arsye protesta është ndalur pikërisht në Shkodër. “Shkodra është termometër për cdo regjim. Ne jemi në Shkodër sepse nuk duam regjim në Shqipëri por dialog”, theksoi Majko në fjalën e tij.
“Hapja e kutive” nis protesta e PS në Shkodër
Ora: 17:35- Partia Socialiste dhe Koalicioni i Partive të majta e të Djathta të bashkuara rreth saj, kanë nisur protestën e tretë për hapjen e kutive të votimit, kësaj here në qytetin e Shkodrës.
Pas Tiranës e Beratit, koalicioni që kërkon zbardhjen e votës së 28 qershorit i drejtohet të djathtëve në pushtet nga qyteti i cili prej vitesh njihet si bastion i PD-së.
Nëpërmjet thirrjeve dhe parrullave “Hapni kutitë e votimit” apo “Dua të shoh votën time” qytetarë shkodranë por edhe nga qytete të tjera i janë bashkuar këtë pasdite protestës së socialistëve përmes së cilës kërkohet transparenca e zgjedhjeve.
Pas protestave që Edi Rama dhe drejtues të tjerë të partive të vogla kanë paralajmërruar në cdo qytet të vendit, në 20 nëntor pritet që të organizohet një protestë e madhe sërish në Tiranë. Kjo do të jetë me sa duket thirrja më e fortë që i behet kësaj qeverie për hapjen e kutive. Ndërohë ka vijuar cdo ditë aksioni për mbledhjen e 20 mijë firmave që do të iniciojnë nismën ligjore në parlament për hapjen e kutive.
(e.n/BalkanWeb)