E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shkarkohet nga detyra prefekti i Korçës, në vend të tij emërohet, Nertil Jole

Dhori Spirollari është shkarkuar nga detyra e prefektit të Korçës. Si zëvendësues për postin e tij është caktuar, Nertil Jole. Këshilli i Ministrave, ndërkohë, emëroi Endrit Hoxhën në postin e zv/ministrit të Arsimit dhe Sportit.

VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KORÇËS

“Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave,” shkruhet në njoftim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›