E Enjte, 5 Nëntor 2026

Yuri Kim komenton Raportin e DASH: SHBA mbështet Reformën në Drejtësi!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas raportit të departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Shqipëri.

Zonja Kim shprehet se SHBA do të mbështesë demokracinë dhe Reformën në Drejtësi në Shqipëri, ndërsa shton se të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni.

“SHBA janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme. Lexoni raportin e Departamentit të Shtetit mbi Të Drejtat e Njeriu. Siç vërehet në raportin mbi Shqipërinë të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni. SHBA mbështet me forcë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar, dhe forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri” shkruan ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Ndësa maxhoranca në Shqipëri nuk ka bërë ende komente rreth Raportit të DASH, opozita ka deklaruar se  “Raporti i DASH është skaneri më i qartë se qeveria e Edi Ramës është e keqja më e madhe e shqiptarëve dhe dëshmia se kjo qeveri nuk e gëzon më mbështetjen e SHBA”. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›