E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet trajneri Steve McClaren

 Një sezon pozitiv me Tuenten dhe më pas kthim në identitet. Volfsburg ka shkarkuar ish-trajneri e kombëtares së Anglisë, Steve McClaren, duke e zëvendësuar me asistentit e tij Pierre Littbarski. "VFL ka mbyllur marrëveshjen me Steve McClaren," shkruhet në një komunikatë për shtyp të klubit gjerman, dy ditë pas humbjes 1-0 përballë Hanover 96, që i ka zbritur kampionët e vitit 2009 në Bundesliga në vendin e 12, vetëm një pika larg zonës së play-out për qëndrimin në kategori. 
"Ne nuk besonim se mund të vazhdonim punën me Steve McClaren në një mënyrë solide deri në fund të sezonit," ka deklaruar menaxheri i Volfsburg, Dieter Hoeness. 

Volfsburg ka arritur vetëm një fitore në 11 ndeshjet e fundit të kampionatit. McClaren u bë trajneri i parë anglez që drejtonte në Bundesliga, pas firmosje me Volfsburg në verë, pasi e kishte udhëhequr me sukses Tuente Enschede drejt tiullit kampion në Hollandë. 

Por ai dështoi të gjente ritmin e duhur me klubin gjerman, edhe pse për gjysmën e parë të sezonit kishte në skuadër shënuesin më të mirë të klubit, Edin Dzeko, që u transferua tek Manchester City në janar për 30 milion paund. 

McClaren dëshiroi gjithashtu edhe të merrte më të mirën nga mesfushori i talentuar Diego, që injoroi madje instruksionet e McClaren, për të mos goditur 11 metërshin në humbjen me Hanover.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›