Shkaterrohet banda italo – shqiptare
Skuadra e antimafias ne Bari ka shkaterruar nje organizate italo shqiptare qe merrej me trafikun nderkombetar te droges. Ne bashkepunim me deget e e saj ne Firence, Napoli dhe Lece jane ekzekutuar 25 urdher arreste ne te gjithe Italine. Agjencia italiane e lajmeve ANSA ben te ditur se mes te arrestuarve 17 jane shtetas italiane dhe 8 jane shqiptare. Hetimet kane filluar 8 muaj me pare dhe sasia e droges e sekuestruar gjate kesaj periudhe arrin ne 23 kg heroine me vlere 10 milione euro qe u bllokua me 5 shtator 2008 afer portit te Barit. Droga kishte mberritur nga qyteti i Durresit dhe u sekuestrua ne momentin qe 4 shqiptare po e nxirrnin nga rrotat e nje fuoristrade ku dhe e kishin fshehur. Droga ishte marre ne Greqi, nga 2 korriere shqiptare te cilet me pas kishin zbritur ne Durres per te mberritur me traget ne Bari. Ne Itali droga do t’i besohej dy shqiptareve qe ishin gati per te bere transportin. Ne shtator te 2008, policia italiane arrestoi ne portin e Barit tre qytetare nga Vlora dhe Arian Kertusha nga Tirana. Droga u gjet e paketuar brenda makinave te shqiptareve.