E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkatërrohet grupi i rrezikshëm, po organizohej për grabitje me armë

Vlorë, 2 Korrik, NOA Një grup me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, i organizuar për të realizuar grabitje me armë dhe maska të disa karburanteve dhe banesave në lagjen 28 Nëntori në Vlorë, ka mundur të vihet në pranga nga forcat e policisë nën operacionin e koduar "Maskat".

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA duke saktësuar se të ndaluarit janë Viktor Nuredinaj, 39 vjeç dhe Lodian Zykaj, 30 vjeç; që të dy lindur dhe banues në Vlorë.

Mësohet ndër të tjera se në momentin e arrestimit, këtyre personave iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kallashnikov, një pistoletë, 150 fishekë dhe 7 krehra me fishekë, 4 maska me ngjyrë të zezë, 5 doreza të gomuara, 1 qese me sallam të helmuar që do të përdorej për të helmuar qenin e objektit ku do të realizohej grabitja, 1 makinë volsvagen me targë TR 3279 N.

Ndërsa materialet procedurale në ngarkim të të ndaluarve i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Vlorës për veprat penale të Vjedhjes me armë në bashkëpunim e mbetur në tentativë, sigurim i mjeteve për vjedhje, si dhe armëmbajtje pa leje.

Bëhet me dijeni se këta kanë qenë të dënuar më parë, si dhe kanë qenë anëtarë të një bande të rrezikshme gjatë trazirave të vitit 1997.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›