Mbeshtetem integrimin te tjerat jane dezinformim

Flet kryetari i Bashkise Himares per takimin ne Athine
Kreu i Bashkise se Himares Vasil Bollano ne nje interviste per standard sqaron per here te pare publikisht qellimet e vizites se tij dhe kreut te PBDNJ-se Vangjel Dule dhe thekson se shkrimet ne disa media ku thuhet se ata kane kerkuar para autoriteteve greke te kushtezojne liberalizimin e vizave per shqiptaret jane thjesht dezinformim dhe trajtim me keqdashje i informacioneve. Nga nje pjese e shtypit ndodhemi te befasuar per menyren se si na trajton me provokime dhe shtremberim per sa ne shprehemi deri ne demonizimin e figurave te perfaqesuesve legjitime te minoritetit grek - tha Bollano. Duke folur per problemet qe komuniteti qe ai perfaqeson ka kreu i bashkise tha se problemet ekzistonin por masat e marra nga autoritetet shqiptare si ne rastin e vrasjes ne nje perplasje me makine te Aristotel Gumes tregojne se autoritetet shqiptare nuk i tolerojne keto incidente. I pyetur per nje mundesi bashkepunimi me Partine Demokratike ne zgjedhjet e ardhshme Bollano ka lene gjithcka te hapur duke u shprehur ne favor te ketij bashkepunimi. Bashkepunimi yne me qeverine aktuale dhe me Kryeministrin e vendit z. Sali Berisha ka qene shume i mire. Mendoj se kjo klime pozitive ska arsye qe te mos vazhdoje. Patjeter bashkepunimet politike marrin karakter zyrtar kur afrohen zgjedhjet - tha ai.
Ishit ne Athine ku u takuat me kreret me te larte te shtetit fqinj. fare u diskutua ne keto takime dhe cilat ishin pikat kryesore qe u preken
Po ky ishte nje takim i parapergatitur dhe i publikuar per ne daten 14 shtator 2010 ku u diskutuan probleme qe shqetesojne minoritetin etnik grek njekohesisht edhe anetaret e komunitetit tone qe punojne dhe banojne ne Greqi. Kryesisht u diskutuan problemet e arsimit dhe te materialeve shkollore per femijet e minoritetit grek te cilat akoma sjane plotesuar ne nivelet e kerkuara ku shkollat dhe kete vit filluan me mungesa te shumta. U diskutuan probleme te zhvillimit ekonomik ne vend kryesisht ne bashkite dhe komunat ku banon komuniteti grek ne Shqiperi problemi i pronave i cili akoma ngelet pa zgjidhur dhe pengon zhvillimin e zones. U diskutuan probleme te stabilizimit te anetareve te komunitetit tone ne Greqi te cilat ende sjane zgjidhur etj.
A u diskutua ne keto takime per ceshtjen e liberalizimit te vizave dhe integrimit te Shqiperise ne BE sikurse u permend ne disa media dhe cfare u tha per to
Patjeter nder te tjera ne takim u diskutuan edhe probleme te ndryshme per ecurine dhe integrimin e vendit ku u theksua mbeshtetja ne menyre te vazhdueshme e Greqise per Shqiperine dhe kjo eshte dhe pjese e deklarates per shtyp ku theksohet se minoriteti etnik grek ne Shqiperi do te vazhdoje perpjekjet e tij pozitive ne kete drejtim. Greqia ka treguar vazhdimisht deshiren e mire dhe ka bere perpjekjet me te mira per ta ndihmuar vendin jo vetem ne drejtim te integrimit dhe te liberalizimit te vizave por dhe per zhvillimin ekonomik etj. Kjo kerkon nje angazhim me te madh nga ana e Tiranes zyrtare.
Disa media thane se nga ju u eshte kerkuar autoriteteve greke qe te pengojne liberalizimin e vizave apo ta shtyjne ate. A eshte e vertete kjo
Une personalisht por dhe komuniteti grek ne Shqiperi shpeshhere nga nje pjese e shtypit ndodhemi te befasuar per menyren se si na trajton me provokime dhe shtremberim per sa ne shprehemi deri ne demonizimin e figurave te perfaqesuesve legjitime te minoritetit grek. Kjo nuk eshte as ne filozofine dhe as ne mentalitetin tone si praktike pune ne politiken qe ne bejme eshte e vertete qe shqetesimet problemet qe ne kemi ti percjellim edhe ne drejtim te Tiranes edhe ne drejtim te Athines qe te gjejme mbeshtetjen per zgjidhjen e tyre. Liberalizimi i vizave dhe integrimi i vendit edhe per ne si minoritet grek eshte nje hap pozitiv ska logjike qe ne te shprehemi kunder.
Ju keni deklaruar pak kohe me pare se jeni te gatshem te beni koalicion me Partine Demokratike. Kur mund te pritet nje zhvillim i tille dhe cfare ju shtyn ju ne kete drejtim
Degjoni une jam shprehur perseri se ne nuk kemi tabu per bashkepunimin politik thjesht dhe ne si gjithe te tjeret qe perfaqesojne grupe te vogla politike perkrah interesave te vendit shikojme edhe interesat e minoritetit grek. Subjekti qe mbeshtetet ne realizimin e kerkesave tona me mire bashkepunimi yne eshte i gatshem per tu realizuar. Bashkepunimi yne me qeverine aktuale dhe me Kryeministrin e vendit z. Sali Berisha ka qene shume i mire. Mendoj se kjo klime pozitive ska arsye qe te mos vazhdoje. Patjeter bashkepunimet politike marrin karakter zyrtar kur afrohen zgjedhjet.
Ngjarja e gushtit ngjall ende debate ne Tirane dhe Athine. A mendoni se nderhyrja e shtetit qe arrestoi ne pak ore pergjegjesit dhe i ka vene ata para drejtesise eshte nje tregues se ngjarje te tilla nuk mund te tolerohen
Patjeter eshte nje tregues se ngjarje te tilla te shemtuara nuk mund te tolerohen. Megjithate dua te shtoj se duhen marre iniciativa konkrete dhe masa te cilat do te eliminojme fenomene te tilla te cilat te mos perseriten ne te ardhmen. shte detyre e qeverise ti siguroje dhe ti garantoje nje jete normale minoritetit grek por njekohesisht ti krijoje pjesemarrjen dhe hapesiren e duhur ne strukturat e administrates shteterore njekohesisht edhe shoqeria duhet te angazhohet me teper.
shte thene se ju jeni ankuar ne Athine se pushtetare ne Shqiperi tentojne ti marrin tokat komunitetit ne Himare. Sa e vertete eshte kjo dhe cilat jane problemet e pronesise ne zonen e Himares
Jam shprehur dhe here te tjera se probleme me pronat ne Himare ka kjo nuk perben sekret apo ndonje gje te re. Nga ana jone skemi konstatuar asnje rast deri tani per pese vjet qe bashkepunojme me kete qeveri keshtu qe skemi gje konkrete qe te ankohemi. Po te kishim ashtu sic kemi denoncuar rastet e konstatuara deri tani te cilat jane bere te ditura si autoriteteve perkatese dhe qeverise njekohesisht jane denoncuar dhe organeve te drejtesise per te cilat presim gjykimin e tyre dhe si ceshtje pronesie edhe organet te cilat kane marre keto vendime te gabuara. Jemi ne pritje.
Himara si bashki eshte nje nga destinacionet me te zgjedhura turistike ne vend dhe nje nga me te frekuentuarat nga te huajt. Vec faktit qe eshte nje vend mjaft i bukur cilat jane permiresimet infrastrukturore qe e kane bere te mundur zhvillimin e saj te metejshem
Patjeter per vecorite e natyres po aq per mikpritjen e popullit himarjot eshte mjaft e frekuentuar nga pushuesit vendas dhe te huaj. Ne tri vitet e fundit permiresimet ne infrastrukture jane shume te ndjeshme. Konkretisht permiresimi i aksit rrugor Vlore - Sarande ndricimet e fshatrave rruget zbritese dhe rruget e fshatrave nderhyrjet ne disa ujesjelles te fshatrave trotuaret sistemi KUZ. Ne qytetin e Himares po punohet per studimin e mbetjeve urbane te impiantit te pastrimit te ujerave te zeza po punohet per studimin urbanistik te Bashkise Himare etj. Keto jane disa nga permiresimet infrastrukturore qe kane bere te mundur zhvillimin e zones ne fushen e turizmit.
Cilat jane investimet kryesore qe jane bere ne Himare dhe cfare investimesh jane ne zhvillim e siper
Investimet kryesore te cilat luajten rol te rendesishem jane aksi rrugor sistemi kanalizimeve KUZ rruget zbritese per ne brigjet e Jonit. Por ajo qe kemi kushtuar rendesi te vecante eshte perfundimi i planit strategjik te zhvillimit dhe perfundimi studimit urbanistik.
Cilat jane marredheniet tuaja me qeverine dhe si do ti gjykonit ato ne vazhdim
Marredheniet tona me qeverine por dhe personale jane shume te mira. Keto jane marredhenie reciproke te cilat reflektojne edhe ne ecurine e vendit dhe besoj se kur marredheniet jane pozitive jane ne interes dypalesh. Ska arsye qe te mos jene te tilla ne vazhdim.