E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkatërron pemëtarinë për çështje pronësie, arrestohet

Ngjarja u regjistrua në Dibër, ku policia lokale bëri me dije se ka arrestuar shtetasin Ajet Kada, 44-vjeç dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, shtetasi Teki Kada, 38-vjeç.

Arrestimi i shtetasit të mësipërm dhe shpallja në kërkim e vëllait të tij është bërë pasi mbrëmjen e shkuar, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive pronësie kanë dëmtuar një parcelë me pemë me rreth 320 rrënjë kumbull në pronësi të shtetasit E.Murati lindur në fshatin Shumat dhe banues ne Tiranë.

Policia shkoi në vendngjarje dhe krye veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër në ngarkim te shtetasve të mësipërm për konsumim të veprës penale të “Shkatërrimit të pronës me dashje” në bashkëpunim. Policia kujton se fenomeni po përsëritet në vijimësi, pavarësisht procedimeve të autorëve. /Start/

                                                                                             2012-04-22 16:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›