E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkelën rregullat e qarkullimit, gjobiten 78 këmbësorë në Tiranë

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle në terren, me fokus evidentimin dhe ndëshkimin e këmbësorëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 78 masa administrative ndaj këmbësorëve, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri nga ana e këmbësorëve, duke respektuar sinjalistikën rrugore, përdorur vendkalimet e përcaktuara dhe shmangur kalimin e rrugës në vende të palejuara.

Kontrollet do të vijojnë në funksion të rritjes së sigurisë rrugore dhe mbrojtjes së jetës së të gjithë përdoruesve të rrugës.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›