E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shkelje e barazisë në tendera” në 9 raste, SPAK i komunikon Evis Berberit mbylljen e hetimeve! Ish-kreu i ARRSH një prej 26 të pandehurve në dosjen “Balluku”

SPAK ka përfunduar hetimet për Evis Berberin, ish-kreun e ARRSH-së, dhe i ka komunikuar mbylljen e hetimeve për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera në 9 raste.

auto_Evis-Berberi-ne-SPAK-762x4501738415177-1

Berberi është një nga 26 të pandehurit në dosjen që lidhet me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.

SPAK ka përfunduar hetimet edhe për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku dhe 25 të pandehurit e tjerë, mes tyre edhe ish-drejtorin e ARRSH. Dosja pritet të kalojë për gjykim në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).

Berberi është marrë i pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera, në lidhje me procedurat e prokurimit publik të zhvilluara gjatë kohës kur drejtonte ARRSH-në. Hetimi përfshin disa prej tenderave të rëndësishëm të infrastrukturës, mes tyre Tunelin e Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.

Në kuadër të hetimeve, SPAK ka administruar edhe komunikime elektronike mes Ballukut dhe vartësve të saj, ku përfshihen edhe materiale të lidhura me telefonin e Berberit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›