Lejet e emigranteve shqiptare shteti grek shton lehtesirat
Artan CENA - Ne prag te liberalizimit te vizave nepunesit greke te kufirit po bashkeveprojne me njesite vendore greke te cilat leshojne lejet e qendrimit per emigrantet. Sipas Zerit te Amerikes kjo behet per ate kategori jo te vogel te shqiptareve qe kane pasur problem me riperteritjen e ketyre lejeve. Pjesa me e madhe e tyre kane mbetur ne Shqiperi ne pamundesi per te hyre ne territorin grek per shkak se nuk kane qene ne dijeni te refuzimit te riperteritjes se lejeve te qendrimit. Sipas urdhereses se autoriteteve kufitare greke per te gjithe ata emigrante shqiptare qe paraqesin ne kufi kerkesen per lejen e re te qendrimit realizohet nje komunikim me njesite vendore greke ku jane regjistruar emigrantet.
BASHKEPUNIMI
Autoritetet greke po praktikojne nje marredhenie te re me disa qindra emigrante shqiptare qe kane pasur probleme me levizjen ne kufi per shkak te lejeve te qendrimit. Nepunesit greke te kufirit po bashkeveprojne me njesite vendore greke te cilat leshojne lejet e qendrimit per emigrantet ne rastet e nje kategorie jo te vogel te shqiptareve qe kane pasur problem me riperteritjen e ketyre lejeve. Pjesa me e madhe e kesaj kategorie emigrantesh kane mbetur ne Shqiperi ne pamundesi per te hyre ne territorin grek per shkak se nuk kane qene ne dijeni te refuzimit nga njesite vendore greke te riperteritjes se lejeve te qendrimit. Sipas urdhereses se autoriteteve kufitare greke per te gjithe ata emigrante shqiptare qe paraqesin ne kufi kerkesen per lejen e re te qendrimit realizohet komunikim me njesite vendore greke ku jane regjistruar emigrantet. Ne raste kur refuzimi i lejes se re te qendrimit eshte bere per arsye te mosplotesimit korrekt te dokumentacionit te pullave te sigurimeve apo per mangesi ne kritere administrative emigrantet kalojne ne Greqi pa probleme.
PERJASHTIMET
Autoritetet greke bejne perjashtime negative te moslejimit te shqiptareve te hyjne ne territorin grek vetem per ato raste te emigranteve shqiptare kur refuzimi i riperteritjes se lejeve te qendrimit eshte bere nga organet vendore per shkak te rasteve te penaliteteve dhe problemeve me drejtesine greke. Emigrantet shqiptare ne Greqi vazhdojne te perballen ende me dhjetera peripeci ne marrjen e lejeve te reja te qendrimit. Liberalizimi i pritshem i vizave per qytetaret shqiptare do te sjelle lehtesimin e kesaj kategorie per levizjen ne kufi dhe me pas ndjekjen mbi baze te kritereve te ligjit grek per emigracionin per te marre lejet e reja te qendrimit.
Rritje e numrit te femrave police per te qene me afer qytetareve
TIRANE - Vetem 9 per qind e punonjesve te Policise se Shtetit jane femra nderkohe qe synohet te rritet me shume numri i tyre ne kete sektor. Per kete arsye nje dite me pare u zhvillua konferenca me teme Sfidat per diversitet gjinor ne Policine e Shtetit me qellim per te vleresuar gjendjen e Policise se Shtetit nga perspektiva gjinore. Zevendesministri i Brendshem Avenir Peka u shpreh se mbetet shume per tu bere qe te rritet numri i femrave ne polici. Keto ceshtje nuk duhet te ngelen thjesht objekt i veprimtarive te tilla por te behen pjese e strategjive afatmesme dhe afatgjata te Policise se Shtetit. Promovimi i barazise diversitetit dhe respektimi i te drejtave te njeriut jane themelore ne ofrimin e nje sherbimi te kenaqshem per qytetaret. Duke qene me e shumellojshme per nga perberja Policia e Shtetit do te jete me efektive si dhe do te mundesoje qasje inovative per probleme qe shqetesojne qytetaret - ka thene ai. Ndersa zv.drejtori i Pergjithshem per Sherbimet Mbeshtetese ne Policine e Shtetit Rasim Borishi theksoi se policimi ne vendin tone ka pesuar transformime te dukshme dhe te prekshme te cilat kane sjelle permiresim te cilesise se sherbimit te ofruar ndaj qytetareve. Promovimi i diversitetit dhe barazise gjinore brenda organizates policore kane ndikuar ne rritjen e besimit te qytetareve te policia. Megjithate pavaresisht progresit duhet pranuar se jemi ende larg krijimit te nje kulture ne te cilen i gjithe stafi beson se ceshtjet e diversitetit dhe barazise gjinore jane baza mbi te cilen ne operojme - u shpreh ai.
Vrasja per prishjen e pazarit te pistoletave ngel ne qeli Kusi
TIRANE - Gjykata e Tiranes ka lene ne qeli te dyshuarin si autor te vrasjes se Shkelqim Nozllit pak dite me pare ndersa jane liruar dy punonjesit e policise se Burgut 313. Nje e nga nje tre te pandehurit jane paraqitur perpara gjyqtarit te gatshem Gerd Hoxha. Albano Kusi 19 vjec Ilir Ademi 28 vjec si dhe Juljano Nuho 28 vjec mesohet se nuk kane dhene shpjegime para gjykates. Nga ana tjeter prokuroria ka shpjeguar edhe rrethanat e ceshtjes. Mesohet se prokurori ka shpjeguar se Kusi kishin vendosur qe te shisnin dy pistoleta te viktima Nozlli kundrejt shumes prej 2 mije eurosh. Por prishja e pazarit ka sjelle edhe nje konflikt mes autorit dhe viktimes te cilet mesohet se kane shkuar deri ne kilometrin e 22-te te segmentit rrugor Tirane-Elbasan per tu sqaruar. Gjate debatit dyshohet se Kusi e ka qelluar me dy plumba nje ne koke dhe nje ne gjoks 29-vjecarin duke i shkaktuar atij vdekjen e menjehershme. Me pas ai eshte larguar nga vendngjarja.
Gjetja e trupit te pajete tri dite me pare rreth ores 0830 nga kalimtare te rastit marrja ne pyetje e te afermve si dhe te shokeve te viktimes ka sjelle ne zbulimin e motivit te ngjarjes. Sipas te dhenave mesohet se viktima kishte marre borxh nje shume prej 2 mije euro te cilat nuk i kishte kthyer ende. Shuma e lekeve do te perdorej per te blere dy pistoletat te cilat shiteshin nga dy gardianet e burgut. Prokurori kerkoi caktimin e mases se sigurise arrest me burg per Kusin si dhe masen detyrim paraqitje per Ademin dhe Nuhon masa keto te caktuara me pas edhe nga gjykata.
Gjykata le ne arrest shtepie avokatin Hysni Beti
TIRANE - Avokati Hysni Beti i dyshuar per korrupsion do te hetohet me masen e sigurise se arrestit ne shtepi nga Prokuroria e Tiranes. Tri dite pas arrestimit te Betit Gjykata e Tiranes vendosi diten e djeshme rivleresimin e mases se arrestit ndaj tij duke e zbutur ate nga arrest me burg ne arrest shtepie. Ne seancen e mbajtur dje avokati Beti duke kundershtuar akuzen e ngritur ndaj tij nga Prokuroria e Tiranes deklaroi se nuk eshte i perfshire ne ceshtje korrupsioni. I arrestuar pak dite me pare ne nje operacion te Njesise Antikorrupsion Task-Force te Prokurorise se Tiranes dhe Policise se Shtetit avokati Beti eshte vene nen akuzen e ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike. Sipas Prokurorise se Tiranes avokati Hysni Beti eshte arrestuar ne kushtet e flagrances ndersa merrte prej nje personi nje sasi lekesh per te ndikuar te funksionaret e Gjyqesorit dhe te Prokurorise lidhur me zgjidhjen ne menyre te paligjshme te nje ceshtjeje gjyqesore.
23 Tetor 2010