Pranga 43-vjecarit per armembajtje pa leje

Lezhe 23 tetor NOA - Policia e Lezhes ka arrestuar ne flagrance 43-vjecarin Simon Leka nga Tirana.
Sipas burimeve zyrtare te policise se Lezhes mesohet se Leka eshte arrestuar ne oren 20.30 minuta te dites se djeshme ne momentin qe ai po udhetonte nga Lezha per ne Tirane.
Sipas te njejtave burime mesohet se ne afersi te fshatit ishull Shengjin policia e Lezhes ka organizuar nje postobllok te menjehershem pas te dhenave operative se nje person ishte ngjitur ne nje furgon ne Lezhe dhe po udhetonte ne drejtim te Milotit.Forcat e policise pasi e kane ndaluar mjetin kane nisur edhe kontrollet e pasagjereve ku me pas kane arritur te gjejne edhe personin e armatosur ne furgon.
Te njejtat burime shprehen se policia i ka kapur Simon Lekes nje arme zjarri pistolete si edhe njekreher me dy fisheke.
Pas arrestimit te tij ne flagrance policia ka ngritur akuzen per vepren penale te Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe e municionit parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal ne ngarkim teSimon Lekes.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/32892-pranga-43-vjecarit-per-armembajtje-pa-leje-titlePranga 43-vjecarit per armembajtje pa leje theme blue nickagjencianoa