E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendra e dializes per femije ne QSUT-te nuk funksionon per mungese stafi



Lizeta Duro - Ne muajin korrik te ketij viti prane Pediatrise ne QSUT u cel Pavijoni i Dializes per femije. Vetem pak dite perpara se te hapej qendra e dializes per femije humbi jeten nje vajze 12-vjecare e paregjistruar ne pavijon e cila per prinderit ishte nje femije i shendetshem dhe ne momentin qe erdhi ne kete spital rezultoi te ishte ne stadin terminal. Kete fakt e pranoi per gazeten tone atehere edhe shefi i Pavijonit te Dializes Rezar Xhepa. Por edhe mbas gati 5 muajsh sherbimi i dializes per femije nuk po funksionon plotesisht dhe sipas burimeve te ketij pavijoni shkaku kryesor i mosfunksionimit te ketij sherbim eshte mungesa e stafit dhe kushteve. Burimet thone se aktualisht po merr sherbimin e dializes vetem nje femije 10 vjec nga Kukesi gjendja e te cilit eshte shume e renduar nderkohe qe me shume se 110 femije te tjere te regjistruar jane ne listen e pritjes. Ngritja e ketij pavijoni u financua nga qeveria turke dhe kushtoi 316 mije euro. Sipas marreveshjes se nenshkruar disa vite me pare pala shqiptare do te merrte persiper rikonstruksionin pershtatjen prane Spitalit te Pediatrise do te mbulonte pagat e personelit dhe te gjitha materialet e konsumit mujor dhe te perditshem qe do te kishte nevoje qendra. Ndersa pala turke do te instalonte pajisjet e nevojshme ne kete qender dhe do te siguronte trajnimin e personelit te mesem dhe te larte qe do te punonte ne qender.
Dializa
Dializa eshte nje aparature qe ruan parametrat vitale te organit te veshkes derisa pacienti te behet gati per zevendesimin e saj. Ne Pavijonin e Dializes ekziston nje regjister kombetar per insuficiencen renale kronike ose sic njihet ndryshe pamjaftueshmeria e veshkave per te kryer funksionin ne menyre kronike. Ne kete regjister ne harkun kohor 5-7 vjet jane regjistruar mbi 110 femije qe presin sherbimin e dializes. Gjate kesaj kohe nje pjese e ketyre femijeve mund te jene kuruar apo te kene kryer transplantimin ne shtete te tjera si Itali Turqi Greqi apo vende te tjera nderkohe qe femije te tjere mund te kene humbur jeten ne pamundesi per tu kuruar per shkak se ne vendin tone sherbimi nuk ka qene i gatshem per keta lloj pacientesh. Ne te shumten e rasteve pacientet jane kuruar jashte shtetit duke ndjekur rrugen shteterore nepermjet Ministrise se Shendetesise. 110 femije jane te regjistruar por kjo nuk do te thote qe te gjithe keta paciente kane nevoje per sherbimin e dializes ashtu sic nuk do te thote qe jane vetem 110 femije qe vuajne nga insuficienca renale. Mund te kete edhe te tjere te semure por qe nuk jane te regjistruar akoma. Deri tani femijet qe vuajne rende nga semundjet e veshkave nuk kane mundur kurre te bejne dialize ne vendin tone. Ata kane vuajtur deri ne vdekje pa iu nenshtruar procesit te dializes per mungese aparaturash dhe paciente te tille ka pasur plot ne vendin tone. Pavijoni i Dializes pediatrike qe u cel ne korrik ka kapacitete te mjaftueshme per tiu sherbyer mbi 6 pacienteve ne dite. Semundjet renale mund te shfaqen ne cdo moshe por semundje te vecanta shfaqen me teper ne dekada te caktuara te jetes. Ne moshen pediatrike femijerore duhet ti kushtohet nje vemendje e vecante diagnostikimit te hershem te semundjeve qe prekin veshken.
Statistikat
Sipas statistikave ne vendin tone 10-15 femije humbin jeten cdo vit per shkak te mungeses se sherbimit te dializes. Me perpara keta femije trajtoheshin ne Sherbimin e Nefro-Pediatrise por sipas specialisteve ky kontingjent i te semureve qe ka nevoje per dialize kerkon hospitalizim ne kushte mjaft specifike sic eshte dhe sherbimi i dializes. Aparati i dializes kryen te njejtin funksion me organin e veshkes por sherbimi nuk mund te zgjase pergjithmone. Te semuret kronike dializohen ne baze te nje programi nje dite po nje dite jo derisa pacienti ti nenshtrohet transplantimit. Sa me i demtuar te jete organi i veshkes aq me e shpeshte eshte dializa. Sherbimi i dializes eshte zgjidhja per te gjithe femijet qe vuajne nga insuficienca renale. Nje pacient me humbje te 85-90 te funksionit te veshkave ka dy alternativa kryesore trajtimi dializen qe nenkupton filtrimin pastrimin e gjakut nga toksinat dhe eliminimin e ujit te tepert nepermjet nje aparati qe luan rolin e nje veshke artificiale.

Shenjat
Fillimi i semundjes se veshkave shpesh mund te jete i heshtur dhe pa shenja te bujshme per pacientin dhe ai i konsideron pjese te normalitetit te tij te perditshem. Shenjat qe permenden me poshte mund te mos jene si pasoje e semundjeve te veshkave dhe prandaj eshte e rendesishme vizita dhe kontrolli mjekesor. Nder shqetesimet me te shpeshta qe paraqesin te semuret me semundje te veshkave mund te permendim
1. Edema shfaqje e enjtjeve ne kembe fytyre apo duar vjen nga ulja e eliminimit te ujit nga organizmi.
2. Lodhje veshkat luajne rol kryesor ne prodhimin e nje hormoni te quajtur eritropoetine qe ndikon ne zhvillimin e anemise tek te semuret me ulje te theksuar te funksionit te veshkave.
Te perziera te vjella nje grumbullim i shtuar i produkteve toksike ne organizem si te urese mund te shkaktoje te perziera te vjella.
3. Renia e oreksit con ne renien ne peshe te ketyre te semureve.
4. Veshtiresi ne frymemarrje mund te jete pasoje e grumbullimit te ujit ne mushkeri apo nga prania e anemise.
5. Dhimbje mesi ne disa raste dhimbjet e mesit mund te jene te pranishme dhe sidomos me te shpeshtuara te te semuret me kiste renale.

AMC-ja mundeson vaksinimin e te gjithe femijeve ne Fshatin SOS

AMC-ja edhe kete vit ka mundesuar vaksinimin e te gjithe femijeve te Fshatit SOS ne prag te dimrit per tu siguruar atyre imunitet ndaj gripit. Rreth 80 te vegjel qe banojne ne ambientet e ketij fshati per femije kane marre vaksinen antigrip per tu mbrojtur nga gripi gjate stines se ftohte. Eshte viti i trete qe AMC-ja perfshin ne projektet e pergjegjesise sociale SOS Fshatin e femijeve ne Tirane. Ashtu si edhe ne vitet e kaluara femijet jane vaksinuar nga nje staf i specializuar mjekesor. Pjese e vaksinimit jane bere edhe nenat qe banojne aty dhe punonjesit qe kalojne pjesen me te madhe te kohes me femijet. Kjo do te krijoje nje ambient akoma me te sigurt per keta femije. Nje pjese e stafit te AMC-se ka shoqeruar femijet gjate vaksinimit diten e enjte duke ndihmuar qe procesi te shkoje sa me mire sidomos me femijet e grupmoshave te vogla. Stafi i AMC-se u prit edhe nga drejtoresha e SOS Fshatit te femijeve znj. Teuta Shkenza e cila ka shprehur mirenjohjen per ndihmen qe AMC i jep ketij institucioni social dhe sidomos femijeve. SOS Fshati i Femijeve perkujdeset per femije te cilet kane humbur prinderit ose nuk mund te jetojne me prinderit e tyre per arsye te ndryshme dhe si rrjedhoje kane nevoje per nje shtepi te re dhe te qendrueshme. Aktualisht ne Fshatin e femijeve SOS banojne 80 femije. Kujdesi per femijet eshte nje nga shtyllat kryesore te programit te pergjegjesise sociale te AMC-se cili do ta shtrije kontributin e AMC-se per femijet edhe ne te ardhmen.

23 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›