E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, dy tornado të dhunshme godasin Teksasin

TEKSAS- Dy tornado të dhunshme kanë përfshirë veriun e Teksasit duke shkaktuar dëme të mëdha materiale por fatmirësisht pa shkaktuar viktima pasi shërbimi meterologjik arriti të njoftojë në kohë popullsinë lokale.

Zona më e goditur është ajo e Fort Worth, jo shumë larg qytetit të Dallasit. Imazhet tregojnë çati të hedhura tej nga era, kamione që fluturojnë dhe shkatërrime të tjera.

Shërbimi Kombëtar Meterologjik flet për dëme të mëdha në të paktën 3 konte të Teksasit.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›