E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëlqim Muça merr zyrtarisht postin e trajnerit të Dinamos

Shkelqim Muça është trajneri që do të zëvendësojë Zlatko Daliç dhe do të drejtojë Dinamon në pjesën e mbetur të sezonit. Pas bisedimeve te shumta, drejtuesit e klubit blu kanë vendosur t'ia besojnë këtë detyrë të rëndësishme një prej figurave më të njohura të Tiranës. Muça është trajneri i ri i skuadrës së Dinamos dhe sot është hidhur firma në kontratë dhe u zyrtarizimi i tij. Kontrata që u firmos nga Muça është 18 mujore, megjithëse tekniku kishte kërkuar fillimisht vetëm një kontratë 6 mujore me klubin dinamovit. Dy humbje radhazi në derbi detyruan kroatin Daliç të largohet nga Dinamo, skuadër që tashme renditet në vendin e tretë, 8 pikë larg kryesuesve të Vllaznisë. Shkëlqim Muça, në të kaluarën, ka drejtuar disa herë skuadrën e Tiranës, duke e shpallur atë kampione të Shqipërisë në sezonet 1994-1995 dhe 2006-2007

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›