Milani i humburi i madh i javës së 23-të (video)
Milano - Milani i Anchelotit arrin të marrë vetëm një pikë në fushën e tij kunder Rexhines. Edhe pse skuadra e Milanit ka dominuar lojën në pjesën e parë të lojës, skuadra e Rexhinës ka gjetur e para rrugën e rrjetës. Në minutën 33-të të pjesës së parë me anë të De Gennaro-s. Në pjesën e parë rastet për skuadrën e Anchelotit ka qenë të shumta. Ronaldinjo, Pato, Bekam janë afruar dhe kanë vuajtur shumë shënimin e golit gjate kësaj pjese. Një minutë nga përfundimi i pjesës së parë kemi dhe një pretendim nga ana e lojtarëve të Milanit për një 11-metërsh në zonën e rreptësisë.
Pjesa e dytë ka nisur serish me disa raste të mira për skuadrën e Milanit, ku në minutën e 60-të kemi një gol të anulluar për Sedorf pasi kemi prekje të topit me dore nga ana e tij. Çasti i shumëpritur për tifozët dhe lojtarët e Milanit ka ardhur në minutën e 65-të, ku Pato ka arritur të fitojë një 11-metërsh në zonën e rreptësisë, i cili u shëndrrua në gol nga ylli brazilian, Kaka. Lojtarët e Milanit e kërkuan shumë golin edhe në pjesën e dytë por pa mundur te realizojnë. Ndërsa për skuadrën e Rexhinës ka qenë dhe një rast i mirë i humbur po nga davide De Gennaro. Me barazimin e marrë të Shtunen, Milani arrin në kuoten 45-pikëve, 8-të pikë larg kreut i cili vazhdon të mbahet nga Interi.