E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi forcon kreun

Kampioni i Italisё, Interi, ka shёnuar fitore bindëse prej 3-0 nё fushё tё Lecces, duke forcuar kreun e tabelës sё Serie A. Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic, hapi serinё e golave pёr zikaltërit, duke shёnuar pas 11 minutash lojё, e qё doli tё ishte goli i vetëm i pjesës sё parё. Pjesa e dytё u dominua po thuajse tёrёsisht nga djemtë e Jose Mourinhos, qё gjetёn rrjetёn edhe dy herё. Luis Figo shёnoi nё minutën e 72-tё tё lojës pёr tё dyfishuar rezultatin, ndërsa serbi Dejan Stankovic vulosi rezultatin me anё tё njё goli me kokё, tetё minuta para fundit të takimit. Me kёtё fitore, Interi krijon një avantzh prej tetë pikësh nga Milani. Juventusi tashshmë mbetet 10 pikё prapa, ndërsa do tё ketë rastin ta ngushtojё kёtё nё ndeshjen e ditës së sotme, qё e zhvillon nё udhëtim në Catania.Skuadra e drejtuar nga Hose Murinjo ngjitet në kuotën e 53 pikëve dhe arrin një fitore bindëse pas atij barazimi javën e kaluar në San Siro Ndaj Torinos.Zikaltërit nuk e kanë vënë asnjëherë në diskutim fitoren në Lece kjo edhe për faktin se arritën shumë shpejt të zhbllokonin rezultatin.Një paraqitje të mirë ka bërë edhe veterani Luis Figo të cilit MUrinjo I ka besuar që nga minuta e parë dhe portugezi ia ka shpërblyer edhe me gol.Javën e ardhshme zikaltërit do të përballen me Milanin në derbin e Madoninës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›