Shkëlzen Berisha: Edi Rama, njeri frikacak që hedh shpifje pa bazë e më pas i fshihet drejtësisë
Djali i kryeministrit Sali Berisha, z. Shkëlzen Berisha ka akuzuar sot kryesocialistin, Edi Rama se po pengon përballjen ligjore në gjykatë, pas shpifjeve të deputetit socialist, Taulant Balla. Ai thekson se i akuzuari, Balla po i fshihet drejtësisë me mungesat që po bën në seancat gjyqësore. “Sot me dt 06.02.2013 në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca e parë e çështjes civile për padinë që unë kam ngritur ndaj shpifjeve që z Rama ka hedhur kundër meje përmes z. Taulant Balla. Ashtu sikundër dhe pritej, pavarësisht kërkesës së përsëritur dhe njoftimit të rregullt të Gjykatës, z. Balla me urdhër të z. Rama, ju fsheh përballjes me drejtësinë duke mos u paraqitur në seancë as vetë personalisht dhe as me përfaqësues ligjor”, citon Shkëlzen Berisha në një njoftim për shtyp.
Sipas Shkëlzen Berishës, shkaktar për këtë është kreu i PS, Edi Rama. Djali i kryeministrit i bën thirrje Ramës që të mos pengojë procesin gjyqësor. “I bëj thirrje publike z. Rama të mos pengojë procesin gjyqësor, dhe ta lejojë përfaqësuesin e vet të paraqitet në gjykatë për të përcjellë aty provat mbi të cilat ka ngritur shpifjet e tij. E ftoj atë të mos i shmanget detyrimit ligjor si një frikacak, që shpif e ndodhet përherë e kudo, përveçse aty, ku i duhet të provoje me fakte dhe argumente ato që thotë”- deklaron Shkëlzen Berisha.