E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëmbim produktesh bujqësore me Malin e Zi

Presidentja e Dhomës Ekonomike të Malit të Zi, Ljiljana Filipovic ka pritur në një takim përfaqësues të Agrobiznesit Shqiptar në Podgoricë, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për të vendosur pika kontakti mes bizneseve malazeze dhe atyre shqiptare.

Biznesmenët shqiptarë kanë prezantuar atë çfarë ofrojnë fermerët shqiptarë dhe çfarë mund të përfitohet nga të dy palët, për të rritur bashkëpunimin në këtë sektor.

Pritet që bizneset malazeze të jenë pjesëmarrëse në panairin e produkteve ushqimore që do të zhvillohet në Tiranë në datat 15 shtator , i cili do të jetë një mundësi për nënshkrimin e kontratave nga bizneset e të dyja palëve. Sipas marrëveshjes së CEFTA-s, dy vendet nuk kanë barriera tregtare midis tyre dhe e kanë më të thjeshtë bashkëpunimin. /Start/
 

                                                                                             2012-03-23 14:49
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›